11:50 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A po luhet bllofi me testin e drogës për Allën/ Sa gjatë qendrojnë gjurmët e kokainës në gjak dhe urinë

11:13 | 24/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
A po luhet bllofi me testin e drogës për Allën/ Sa gjatë qendrojnë gjurmët e kokainës në gjak dhe urinë

Në një ditë kur SPAK i ka kërkuar Lefter Allës, kryebashkiakut të Bulqizës, që të bëjë testin e drogës, në mendje të rikthehet edhe njëherë debati që është bërë mes PS-së dhe PD-së për të bërë këtë test te të gjithë të zgjedhurit.

Asokohe u pa me shqetësim se në Shqipëri për të bërë testin e drogës nuk ka aparaturata sofistikuara, dhe testi përmes gjakut jep të dhëna vetëm për 72 orë, nga momenti i konsumimit, dhe derimë tani nuk dihet që të jetë bërë ndonjë investim në këtë pikëpamje.

Teksa është diskutuar disa vite më parë për të bërë testin e drogës te politikanët, një nga specialistët më të mirë të toksikologjisë në QSUT Zihni Sulaj  do të shprehej se për të parë gjurmët e drogës në retrospektivë nevojiten teste shumë të specializuara që mund të kryhen vetëm në laboratore jashtë vendit.

Në një kërkim të thjeshtë rezulton se flokët e njeriut janë ato që mund të tregojnë gjurmët e drogës për një kohë më të gjatë, deri në 90 ditë, ndërkohë që në gjak gjurmët humbasin brenda 72  orësh.

Pra padyshim pasi kanë kaluar të paktën 3 ditë nga publikimi i videos, Allës mund t’i ketë shkuar në mendje dhe ky detaj, dhe të ketë qendruar larg lëndëve narkotike.

Nga ana tjetër mbetet për t’u parë nëse SPAK do ta dërgojë testin e Allës në një laborator jashtë vendit, ku mund të shihen edhe gjurmë më të largëta të lëndëve narkotike.

“Për fat të keq shumë nga këto nuk gjurmohen dot për interval retrospektive, që do të thotë zakonisht këto gjurmohen në praninë e substancave abuzive nga 24 orë deri në 72 orë në përdoruesit rastësore. Mënyra e testimit është e ndryshme për përdoruesit kronike të kanabisit që shkon deri në 1 muaj dhe përdoruesit e kokainës duhet ta bëjnë testin nga 7-10 ditë.

Përdoruesit kronikë, sidomos të kanabisit kjo dritare gjurmëshmërish mund të shkojë deri në një muaj dhe për 7-10 ditë për kokainën. Testet që përdoren janë teste të miratuara, teste të shpejta. Nëse ndonjë politikan apo zyrtar i lartë e ka marrë substancën jashtë këtyre afateve në Shqipëri nuk ka laboratorë që e gjurmojnë.

Këto kanë një dritare gjurmshmërie që shkojnë nga 1-3 muaj, më tej kjo nuk gjërmon asgjë. Gjithësesi vlera diaknostike është e padiskutueshme, këto në praktike janë mjete në ndihmë të terapisë framakollogjikë dhe terapive të tjera psiko-sociale. Testet e sofistikuara janë gjithashtu të kushtueshme dhe arrijnë të zbulojnë prani të substancave në retrospektivë dhe përdoren kryesisht për kërkime shkencore dhe qëllime kriminalistike.

Për të gjurmuar në mënyrë retrospektive duhen teste të tjera më të sofistikura që nuk bëhen dot me urinën, por kërkojnë gjurmimin e tyre, në flokët e njeriut, në thonjtë apo në indin yndyror. Në kushtet kur në  vendin tonë nuk është i mundur ekzaminimi i përdoruesve të drogës në një periudhë te gjatë perpara mryerjes së testit të drogës mbetet i paqartë dhe i pashpjeguar debati prej më shumë se një viti në radhët e politikës, kur mjafton të ishin pyetur specialistët e fushës për ti kursyer qytetarët nga përplasje politike që janë shkencërisht të pamundura për tu provuar”, shprehej specialisti Sulaj.  

Etiketa: lefter allalefter alla testi i droges
Pas

Pamje tmerruese në Kinë, njerëzit rrëzohen pa ndjenja rrugëve nga virusi i ri (VIDEO)

Para

Fitoi tendera edhe pse në arrati, si po e kalon ‘kohën e lirë’ Agim Kajmaku (Fotolajm)

Para
Fitoi tendera edhe pse në arrati, si po e kalon ‘kohën e lirë’ Agim Kajmaku (Fotolajm)

Fitoi tendera edhe pse në arrati, si po e kalon 'kohën e lirë' Agim Kajmaku (Fotolajm)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Trafik” në malin Everest, qindra aplinistë në radhë për të arritur në majën më të lartë në botë

Helmimi i fëmijëve në kopshtin në Gramsh, dalin rezultatet e analizave! Vezët të kontaminuara me salmonelë

Netanyahu pranon planin amerikan për armëpushim në Gaza, Hamasi shqyrton propozimin e të dërguarit të Trump

Fier/ Zbulohet dhe asgjësohet një plantacion me 1000 fidanë kanabis, në pranga 63-vjeçari

Vuçiç akuzon Perëndimin: Po hesht për ngjarjet në Kosovë

Ngërç në bisedimet e paqes, Zelensky akuza Moskës: Po mashtrojnë! Askush nuk e ka parë memorandumin që premtuan

Operacioni “Seria” në Kavajë/ Përfundon në pranga 33-vjeçari për disa vjedhje dhe posedim droge

I prenotuan të këndonin në një lokal, por në fakt lokacioni ishte tokë e zbrazët! Si u vra grupi muzikor nga karteli kriminal meksikan

Shtetet e Bashkuara duan të revokojnë vizat për studentët kinezë, rregulla më të ashpra për ata të lidhur me Partinë Komuniste. Revoltohet Pekini: Diskriminim!

Deri në 2500 euro për një pistoletë/ Zbardhen detaje nga operacioni “Puzzle”, si trafikoheshin armët nga Kosova në Shqipëri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.