Deri në fund të muajit prill kombëtarja shqiptare do ta ketë trajnerin e ri. Kështu ka deklaruar presidenti i FSHF-së në Opinion.
Në disa media u përfol se “ndihmesë” po jep dhe kryeministri Edi Rama, e për këtë Armand Duka u përgjigj me një batutë.
“Kryeministri nuk ka lidhje me këtë punë. Vetëm nëse do ta bëjë vetë ai. Kryeministri na ka mbështetur dhe uroj që të na mbështesë dhe më shumë për stadiumet”, u shpreh Duka.
Trajneri ideal
“Nëse do kisha një që i përgjigjet buxheteve tona dhe që ka eksperiencë. Këto këtu për shembull janë me eksperiencë. Donadoni për shembull është ish trajneri i Italisë . Është një kandidat që e kam parë në media, as e kam takuar. Nuk e di nëse ai është i interesuar për këtë gjë. Nëse do ishte i interesuar, do ulesha. Me kontributin e kryeministrit mund të rrisnim dhe pak buxhetin. Ka plot shtete”.