17:26 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

A po paralajmëron Patozi tërheqjen?! Kandidati i PD-së: Basha nga gara zgjodhi farsën dhe jo garën e ndershme

12:40 | 03/07/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Patozi-demokratëve: Mos u gënjeni kur miopë të PD thonë se do jemi ne qeveri me PS-në

Astrit Patozi ka sulmuar përsëri Lulzim Bashën duke theksuar se shkatërroi PD-në, “zgjodhi farsën dhe jo garën e ndershme”.

“Lulzim Basha pasi shkatërroi PD dhe të djathtën në zgjedhje, po vazhdon me asgjësimin përfundimtar të asaj, që mbeti prej tyre për shkak të tij.”, shkruan Patozi.  

REAGIMI I PLOTË:

LULZIM BASHA ZGJODHI FARSËN DHE JO GARËN E NDERSHME NË PD.

Kryetari i vetëngrirë i PD, Lulzim Basha, mori sot të gjitha përgjegjësitë për prishjen e një gare të drejtë, duke refuzuar pothuajse të gjitha kërkesat tona të arsyeshme për zhvlimin e një procesi të paanshëm, gjithëpërfshirës dhe të pandikuar.

Lulzim Basha nuk pranoi të japë
dorëheqjen dhe as të lëshojë zyrën, si kushti minimal për t’i dhënë garës paritet në start; vendosi të ruajë si monopol aksesin tek lista e anëtarësisë si dhe po vrapon të zhvillojë zgjedhje të nxituara për të
mos u dhënë mundësi të tjerëve të bënin një fushatë normale.
Vrau çdo mundësi për të analizuar rezultatin dhe për të gjetur arsyet kokëforta të humbjes së thellë të PD me 25 qershor.

Në këto kushte, kur nuk garantohen as elementet bazikë për zhvillimin e
një konkurrimi normal, Lulzim Basha mbetet sot përgjegjësi i vetëm, jo vetëm për rezultatin katastrofik të PD në zgjedhje, por dhe për bllokimin e një gare, që do t’ i jepte asaj shansin e vetëm për t’u ringritur.

I kërkova kandidatit Lulzim Basha të çlironte PD nga marrja peng e procesit të reflektimit dhe të garës së drejtë brenda nesh. Nuk lëvizi as gishtin për të reaguar, por duket se është shumë i vendosur t’i shkojë deri në fund kèsaj maskarade zgjedhore, e cila nisi me shkelje të rënda të librit të rregullave të PD.

Ky ishtë detyrim i panegociueshëm që procesi të kthehej në shina statutore. Kjo nuk ndodhi. Bashkë me të edhe edhe të gjitha kërkesat e tjera.

Ndaj është fare e qartë për të gjithë,
Lulzim Basha ka marrë përsipër nisjen dhe përfundimin e një farse të shëmtuar elektorale, që thellon akoma më shumë përçarjen dhe krizën e thellë të PD.

Pas kësaj, demokratëve u lind e drejta e çdo lloj forme reagimi për të mos lejuar rrëmbimin pa garë të mandatit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, personi që e çoi atë në humbjen më të rëndë të historisë së saj dhe po e çon me bindje drejt shkatërrimit përfundimtar.

Lulzim Basha pasi shkatërroi PD dhe të djathtën në zgjedhje, po
vazhdon me asgjësimin përfundimtar të asaj, që mbeti prej tyre për shkak
të tij.

(J.V/Shuplaka)

Etiketa: Astrit Patozilulzim bashareagim
Pas

Sot në orën 19:00 do të mblidhet kryesia e Partisë Demokratike, këto janë kandidatët zyrtarë

Para

42 kilogramë drogë e fshehur në fuçi në banesë, arrestohen babë e bir në Vlorë

Para
Trafikantët braktisin makinën sapo pikasin policinë, kapen 335 kilogramë drogë në kufirin me Greqinë

42 kilogramë drogë e fshehur në fuçi në banesë, arrestohen babë e bir në Vlorë

Discussion about this post

 



Të Fundit

MOSKE – Rosstat: Lufta në Ukrainë po rrënon ekonominë e vendit

Sulmet izraelite vrasin 20 njerëz në Gazë, përfshirë një gazetar

Rusia dhe Ukraina kompletojnë këmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i luftës

“Bujtina e Jufkave” në Dibër, Rama: Shembull frymëzues i zhvillimit rural

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 20 të vdekur, përfshirë një gazetar

Shqipëria U21/ Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë shkëmbimin e të burgosurve, qindra të liruar

Gjobat e policisë në Gjirokastër, Policia Rrugore “ndëshkon” 1209 shoferë në maj

Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.