Që prej nisjes së aplikimit të tarifës në Rrugën e Kombit një pjesë e mirë e qytetarëve janë shprehur se po zhvaten dhe prej kursit të këmbimit.
Ata thonë se po paguajnë në euro ndërkohë që kusuri iu jepet në lekë. Sipas Ramës ky ngërç vjen për shkak se ne jemi dy shtete të ndryshme.
Ndërkohë që mbetet e paqartë se pse kryeministri nuk e sqaroi faktin se sa kohë që ne monedhën e kemi në lekë, tarifa me koncesionarin është vendosur në euro.
‘’Sepse jemi dy shtete të ndara, ne iu kemi mundësuar qytetarëve kosovarë që të paguajnë në euro, në mënyrë që të shmangin pritjet, duke shkuar që të thyejnë eurot”, u shpreh Rama.
(E.K/FAXWEB.AL)