Një shkëmbi zjarri i tipit ‘far west’ ka ndodhur sot në mes të qytetit të Elbasanit ku një person mbeti i vdekur, Pjerin Xhuvani 56 vjeç, ndërsa u plagosën 4 të tjerë (lexo).
Sipas raportimeve të deritanishme e gjitha ngjarja ka prapavijë politike, por burime për Faxweb bëjnë me dije se fakte edhe më tronditëse janë zbuluar rreth kësaj ngjarjeje e cila ka trazuar të gjithë vendin vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
Sipas raportimeve të deritanishme i pranishëm në përplasjen me armë ka qenë edhe nëndrejtori i policisë së qarkut Elbasan Albert Nushi.
Fillimisht në sallën operative ka mbërritur thirrja që një mjet ka qenë duke shpërndarë lekë për vota. Policia ka shkuar në vendngjarje e më pas 2 palët janë përfshirë në konflikt ku janë përdorur armët dhe si pasoje mbeti viktimë Pjerin Xhuvani dhe tre persona mes te cilëve dhe një efektive policie.