Pedagogu dhe psikologu shqiptar, Edmond Dragoti, i ftuar në emisionin i “CaffeIn”, mëngjesin e sotëm ka biseduar me Flavio Qarrin në lidhje me deputetët e kuvendit të Shqipërisë që konsumojnë porno.
Sipas Dragotit, vetë deputetët janë përdoruesit më të mëdhenj të pornografisë, pasi ata nuk kanë aktivitete intelektuale gjatë seancave parlamentare.
“Përdoruesit më të mëdhenj të pornografisë janë deputetë. Kjo sepse nuk kanë aktivitetet intelektuale apo të natyrave të tjera gjatë seancave dhe s’janë mësuar shumica me diskutime intelektuale. Impulset i transferojnë në fitime të natyrave të tjera, jo të kënaqësisë seksuale”.- u shpreh Dragoti.
I pyetur nëse Edi Rama është konsumator i tyre, Dragoti u shpreh:“Unë do çuditesha nëse nuk shihte”. Për ish-kryeministrin Sali Berisha ai tha se ai shikon më shumë nga të tjerët.