12:01 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A shkeli Rudina Hajdarin rregulloren e Kuvendit? Deputetja reagon me shpejtësi: Sqaron si quhet grupi me Murrizin

14:24 | 19/04/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga shkelja e rregullores së Kuvendit te përçarja/ Kush janë deputetët që s’iu nënshtruan Rudina Hajdarit

Pasi u akuzua për shkeljen e rregullores së Kuvendit, Rudina Hajdari ka reaguar në rrjetet sociale, duke sqaruar hapat e ndërmarra për krijimin e grupit parlamentar.

Hajdari thotë se krijimi i ”Grupit Parlamentar Demokrat” është krijuar në përputhje me rregulloren e Kuvendit, dhe se ajo dhe Murrizi nuk janë larguar nga asnjë grup parlamentar.

Qëllimet e grupimit të ri parlamentar sipas Hajdarit:

  1. Zgjidhjen e krizës politike përmes Reformimit të sistemit zgjedhor (politik).
  2. Përfaqësimin e vërtetë dhe me integritet të Demokratëve dhe oponencës qytetare në Kuvend.
  3. Misionin për Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Reagimi i plotë i Hajdarit:

“Grupi Parlamentar Demokrat” është krijuar në përputhje të plotë me Rregulloren e Kuvendit, ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Sikurse unë ashtu edhe deputeti Myslim Murrizi nuk jemi larguar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Partia Demokratike me vendimin për “dorëzimin në bllok të mandateve” vendosi njëkohësisht të ndërprejë përfaqësimin në Kuvend dhe të shkrijë Grupin Parlamentar të PD.

Neni 15, pika e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë përcakton se:
“2. Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh. 
Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Një deputet që 
largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar 
vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit”.

Ndaj nuk jemi në kushtet e largimit nga Grupi Parlamentar i PD(dhe nuk është i vlefshëm kushti i afatit 6 mujor) por në rrethanat e gjendjes së faktit ku deputetët e Kuvendit në bazë përkatësisë partiake apo të orientimit politik në përputhje me Rregulloren vendosin për krijimin e Grupit Parlamentar.

Grupi Parlamentar Demokrat është krijuar mbi bazën e orientimit politik të djathtë me qëllim:

  1. Zgjidhjen e krizës politike përmes Reformimit të sistemit zgjedhor (politik).
  2. Përfaqësimin e vërtetë dhe me integritet të Demokratëve dhe oponencës qytetare në Kuvend.
  3. Misionin për Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

(E.K/Faxweb.al)

 

Etiketa: hajdari ne fax newsRudina Hajdari
Pas

“Dekonspirohet” Juventus, ja si shpërtheu Ronaldo ndaj Allegrit. Portugezi drejt largimit (video)

Para

Kandidati shqiptar për president në Maqedoninë e Veriut: Partitë shqiptare nuk më mbështesin, populli është me mua

Para
Kandidati shqiptar për president në Maqedoninë e Veriut: Partitë shqiptare nuk më mbështesin, populli është me mua

Kandidati shqiptar për president në Maqedoninë e Veriut: Partitë shqiptare nuk më mbështesin, populli është me mua

Discussion about this post

 



Të Fundit

Parkuan makinat në mënyrë të parregullt dhe nuk iu bindën policisë, procedohen penalisht 2 shtetas.

Ina Zhupa kundër ndryshimeve në Kodin Penal: “Kodi i mafias ‘omerta’, jo i Shqipërisë”

Shpërblime për Policinë e Shtetit: 50 mijë lekë bonus për efektivët e angazhuar në Giro d’Italia

U mor i pandehur, Veliaj reagon nga qelia: Nuk është gjetur asnjë shkelje nga detyra ime si kryetar i Bashkisë Tiranë prej 10 vitesh

Pas tërmetit 8.8 ballë në Rusi, shpërthen vullkani Klyuchevskoy, reja e hirit arrin lartësi 3 km mbi nivelin e detit

Paralajmërimet për cunam në Japoni, ambasada e Shqipërisë vendos në dispozicion mënyrat e kontaktit për shtetasit shqiptarë

VIDEO/ Pamje nga tërmeti në Rusi, mjekët vijojnë operacionin në sallë gjatë lëkundjeve të forta

Përfshihet nga flakët kamionçina në aksin Levan-Vlorë, drejtuesi i mjetit shpëton pa lëndime

Tre zjarre masive vijojnë të djegin pyjet në Portugali, 1500 zjarrfikës në terren duke luftuar avancimin e flakëve

Malta lajmëron njohjen e shtetit të Palestinës në Asamblenë e OKB në shtator

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.