Prej 12 vitesh, 69-vjeçari Ndoc Marku, kërkon zbardhjen e humbjes së jetës së djalit të tij Kristian Marku. Ngjarje e ndodhur në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër me 9 shtator 2011, teksa 12-vjeçari Marku gjeti vdekjen si pasojë e rënies së soletës së një ndërtese, e cila ishte shembur. Por, pas 7 vitesh nga ngjarja kjo çështje është mbyllur nga prokuroria, pa një autor. Për këtë, 69-vjeçari Marku i bën thirrje në Fax News instancave më të larta të shtetit që të zbardhin këtë ngjarje të rëndë, pasi nuk është një vrasje aksidentale..
Ndoc Marku: Historia ime është kjo, më 9/9/2011 më është vrarë djali 12 vjeç me soletë.
Askush nuk ka ardhur, as policia, asnjë tjetër, as për të kërkuar falje dhe për asnjë arsye tjetër. Po bëhen 12 vite edhe as Prokuroria, as Policia nuk bëjnë asgjë.
Kam folur me median, prokurorinë, i kam bërë një letër, Prokurorit të qarkut Shkodër dhe ende nuk më ka bërë pritje.
I kam letrat me shkrim. I drejtohem instancat më të larta të Shtetit Shqiptar. I drejtohem, Presidentit, Kryeministrit, Ministrit Taulant Balla, një fut është futur në dhe, por askush nuk ka dalë para ligjit.
A thua se e kam pasur tepër këtë fëmijë apo s’është shqiptar.
Unë fajësoj Prokuroren e çështjes, Françeska Lakanin, ka lëshuar një letër, për mbylljen e çështjes.
I lutem organeve, ndihmoni për zbardhjen dhe të çuarit para drejtësisë, njerëzit përgjegjës. Djali im është vrarë me dashje, jo aksidentalisht siç është thënë.
Marku thotë se nëse nuk merr një zgjidhje do e dërgojë çështjen deri në Strasburg.