‘’A tregojnë përgjimet e reja te Bild se votimet në Dibër kanë qenë të manipuluara?”, kjo ishte pyetja e shtruar dje në emisionin Opinion, e shoqëruar dhe me një sondazh në rrjetet sociale.
Ndërkohë që tejet befasues ka qenë qendrimi i qytetarëve, ku 82% e tyre shprehen po, duke lënë të kuptohet se nuk janë aspak dakord me mendimin e qeverisë shqiptare, që e konsideron këtë një ngjarje të zakonshme që ndodh rëndom gjatë zgjedhjeve në vendin tonë.
Numri total i personave që kanë votuar është i konsiderueshëm, 15 mijë e 300 persona, ç’ka tregon se ky sondazh tregon një kampion të mirë të mendimit total të shqiptarëve.
Pasditen e djeshme gazeta gjermane Bild, dhe gazetari Peter Tiede publikuar 16 audiopërgjime të reja, pjesë e dosjes 184, ku kuptohet qartë manipulimi që i është bërë zgjedheve lokale në Dibër, pas dërgimit pas hekurave të Shukri Xhelilit, i famshëm për brekët e tij të grisura.
(Lexo ketu pergjimet e plota publikuar nga Bild)
(E.K/Faxweb.al)