Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri, i pyetur nga gazetarët në lidhje me krijimin e një qeveri tranzitore, deklaroi se “Ato gjëra që nuk janë arritur me “luftë” në rrugë nuk mund ti marrësh në tavolinën e negociatave”
Sipas tij “Qeveria është kushtetuese, qeveritë teknike nuk janë të dobishme për popullin”.
Pyetje: Z.Gjiknuri a u diskutua qoftë dhe në parim ndoshta qeveria tranzitore?
Gjiknuri: Jua thashë. Nuk është në mandatin e këtij grupi pune dhe këtij komisioni. Ato gjëra që nuk janë arritur me “luftë” në rrugë nuk mund ti marrësh në tavolinën e negociatave. Nuk ka sens të diskutohet kjo gjë në këtë tavolinë. Është një çështje e natyrës politike për të cilën Partia Demokratike ka qasjen e saj por mazhoranca e ka bërë të qartë. Qeveria është kushtetuese, qeveritë teknike nuk janë të dobishme për popullin. Qeveritë janë për të qeverisur vendin dhe ligji zgjedhor është për të garantuar një proces të rregullt e të barabartë mes palëve.