Presidenti Ilir Meta ka treguar mbrëmjen e djeshme detaje nga takimi me Alexandër Soros, djalin e miliarderit dhe filantropit George Soros.
Meta theksoi se takimi në Presidencë me Soros, në të njëjtën ditë që në Tiranë zhvillohej takimi i tretë i mini-shengenit ballkanik ka qenë thjesht rastësi.
Në studion e “360 Gradë” në RTV Ora, kreu i Shtetit tha se takimi nuk ka pasur asnjë lidhje me “mini-shengenin”.
“E dramatizuat mjaft këtë takim. Po e relaksoj pak. Që Ilir Meta të dorëzohet kjo është pak si me hile. Por që Ilir Meta të ketë frikë të takojë dikë dhe t’ia thotë publikisht atë që mendon pasi ja ka thënë publiksht e ka për detyrë apo jo?
Aq më tepër kur dikush e kërkon një takim me insistim dhe aq më tepër kur unë kam thënë edhe kur kam bërë akuzat në lidhje me kapjen e sistemit në korrik që është i mirëpritur në Shqipëri për çdo gjë, por jo për këto gjëra.
Nëse ti ndikon për kapjen e shtetit, të i kundërtën e asaj që predikon, këtu ka përplasje. I kam shprehur mendimet e mia për kapjen e drejtësisë, i kam sqaruar edhe situatën më të fundit për Gjykatën Kushtetuese, për çështjet e tjera që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes dhe mediat dhe së treti për shoqërinë civile. U diskutua dhe për situatën e tërmetit, e ngriti zotëria.
Nuk ka pasur asnjë diskutim për mini-shengenin. Ka qenë takim i kërkuar, edhe në gusht por s’kam qenë këtu. Ka qenë takim zyrtar”, theksoi Meta.