Ditët e fundit kryeministri Edi Rama ka propozuar një paketë anti-shpifje ku sipas tij asnjë ministër dhe asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk do të tolerojë më asnjë shpifje dhe se çdo shpifje të hedhur në drejtimin e tyre nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, do të paditen në gjykatë.
Mesa duket kryeministri jonë është frymëzuar nga presidenti turk Erdogan, ku paditë për shpifje bëjnë punë. Mediat turke shkruajnë se kryetari i partisë kryesore opozitare në Turqi Kemal Kılıçdaroğlu, ka shitur një nga shtëpitë e tij për të paguar gjobat e akumuluara për shkak të padive për shpifje nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Erdogan deri më tani ka parashtruar 29 ankesa kundër Kılıçdaroğlu për fyerjen që i ka bërë kundërshtari i tij, 12 prej të cilave janë shqyrtuar dhe kërkojnë që udhëheqësi i partisë Republikane Popullore të paguajë një shumë prej 870,000 lira turke (155,000 dollarë) si dëmshpërblim.
Në një rast që u përmbyll në qershor, një gjykatë në Stamboll urdhëroi Kılıçdaroğlu të paguajë dëmshpërblim në vlerë prej 142,000 lira turke për shkak të një ankese të paraqitur nga Erdoğan pasi Kılıçdaroğlu pretendonte se presidenti dhe të afërmit e tij kanë depozituar fonde në Ishullin e Man-i cili është në varëzi të të Britanikëve.
Kreu i partisë opozitare u detyrua të shesë një nga shtëpitë e tij tij të verës në Burhaniye, një qytet bregdetar në rajonin e Egjeut, për 500,000 lira turke, për të paguar gjobat e marra nga paditë e paraqitura nga Erdoğan.
Fyerja e presidentit është dënohet penalisht në Turqi dhe deri më tani avokatët e Erdoğanit që paraqesin më shumë se 1,800 padi kundër njerëzve, duke përfshirë edhe fëmijët e shkollave dhe njërëz të famshëm.
Kritika më e vogël konsiderohet fyerje dhe ka pasur një rritje në numrin e rasteve në të cilat njerëzit informojnë të tjerët duke pretenduar se kanë fyer presidentin, qeverinë ose zyrtarët qeveritarë.
(M.Q/Faxweb)