Ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu e ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” është shprehur rreth listës së 25-qershorit, ku ajo u la jashtë se Basha me atë listë është hakmarrë.
Bregu tregon se e ka pritur me qetësi mbjetjen jashtë listës, pasi ajo e pristë këtë hakmarrje nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“Unë di të them që në të gjitha zgjedhjet që kemi kaluar që nga 2007 ne kemi kaluar orë e orë të tëra për të përgatitur listën. Unë isha shumë e qartë, dhe e kam pritur me qetësi mbetjen jashtë listës së zgjedhjeve. Unë duke njohur Bashën e prisja hakmarrjen. Por nuk prisja që një njeriu me vizion ta mendonte partinë si një gjë që ta mjelë vetë”, tha ajo. (S.SH/Shuplaka)