Ndërkohë që videoklipi i fundit i Taynas me këngën “Kce” duket se bëri namin me klikimet duke u pëlqyer tepër nga publiku, modelja Romina Hodaj e cila qëndroi në krah të reperes gjatë xhirimeve ka hedhur dritë mbi mënyrën sesi është xhiruar klipi.
Në një intervistë për emisionin Late Night Show me Kastro Zizo, ‘Çika e Taynas’ sikurse është cilësuar “lartë e poshtë” në rrjetet sociale, për shkak të qëndrimit të saj gjithmonë në krah të Taynas në klip i është përgjigjur pyetjes nëse “u abuzua apo jo me drogën në videoklip?”.
“Jo nuk abuzuam me drogë. Nuk e kam qejf bari. Ne nga Vlora merremi me këto gjëra por jo”, u shpreh Romina, ndërkohë që shtoi se: “Në videoklipin e fundit të Taynas, në fillim të videoklipit jam gjithmonë në krah të Taynas ndërsa në krahun tjetër është Kejvina.”