13:52 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A u ndikua vendimi i Kushtetueses për bisedat në SkyECC? SPAK përgjon një anëtar kushtetues e avokatë! POLEMIKA për survejimin pa autorizim gjykate

13:47 | 04/03/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
A u ndikua vendimi i Kushtetueses për bisedat në SkyECC? SPAK përgjon një anëtar kushtetues e avokatë! POLEMIKA për survejimin pa autorizim gjykate

Prokuroria e Posaçme SPAK prej fillimit të muajit shkurt ka nisur një hetim për një vendim të Gjykatës Kushtetuese, pas informacioneve se ka pasur tentativa për ta ndikuar për favorizimin e pandehurit Pëllumb Gjoka dhe të përshirë të tjerë, për të zhbërë rëndësinë e përgjimeve të SkyECC. Për këtë arsye prokurori Klodjan Braho ka vënë në përgjim të paktën një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, avokatë dhe persona të tjerë të përfshirë, ndërsa janë vendosur mjete përgjimi për filmim ose fotografi në vende publike, gjë që ka sjellë reagime të forta që flasin për një skandal.

Por çfarë ka ndodhur?! Një vendim unanim i Gjykatës Kushtetuese, i marrë më 30 dhjetor 2024, që rrëzonte kërkesat e të akuzuarit nga SPAK Pëllumb Gjoka për shkelje të të drejtave të njeriut dhe që lidhej me vlefshmërinë e përgjimeve SkyECC, nuk ishte zbardhur deri në fillim të shkurtit, teksa ligji sanksionon se duhej brenda 30 ditëve. Në vendimin e 30 dhjetorit rrëzohen kërkesat për lirim por nuk kishte asnjë arsyetim nëse përgjimet SkyECC mund të merreshin si provë apo jo.

Për këtë arsye, siç tregohet edhe në dokumentet e publikuara, prokurori i SPAK Klodian Braho, thotë se ka pasuri informacione se personat të interesuar për të favorizuar Pëllumb Gjokën por edhe persona të tjerë që kanë interesa të ngjashme kundër përgjimeve SkyECC, po tentojnë të ndikonin te anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që në zbardhjen e vendimit të arsyetuar t’i favorizonin. Pra të relativizonin përgjimet, duke i bërë të papërdorshme në procesin ndaj Gjokës por edhe në procese të tjera penale.

Këto informacione, sidomos ai që po tentohej të ndikohej tek anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Gent Ibrahimi sipas SPAK kanë bërë që prokurori Braho të nisë procedimin penal dhe firmoste këtë urdhër përgjimi në ambiente publike për anëtarin Kushtetueses por edhe persona të tjerë të përfshirë, ku nuk përjashtohen edhe anëtarë të tjerë të Gjykatës më të rëndësishme në vend.

Gjatë kësaj periudhe, në pritje te shpalljes së vendimit të arsyetuar te Gjykatës Kushtetuese, ka informacione dhe ekzistojnë të dhëna se nga persona te interesuar për të favorizuar shtetasin Pëllumb Gjoka, por edhe persona të tjerë që kanë interesa të ngjashme, po kryejnë veprimeve për të ndikuar te anëtarë të caktuar te Gjykatës Kushtetuese për të favorizuar ata në mënyrën e arsyetimit të vendimit gjyqësor te mësipërm.

Sipas informacioneve, edhe pse Gjykata Kushtetuese ka vendosur rrëzimin e Kërkesës, palët e interesuara po kërkojnë që ndikojnë te gjyqtarë te caktuar për të bërë të mundur arsyetimin e vendimit në formën me të favorshme për kërkuesin Pëllumb Gjoka me qëllimin për të kushtëzuar apo realativizuar përdorimin e provave nga aplikacioni SkyECC në procesin gjyqësor

Ekzistojnë të dhëna se personat e interesuar mund të kenë ushtruar mbi gjyqtarin Gent Ibrahimi, me qellim për të realizuar qëllimin e tyre në mënyrën e formulimit të vendimit gjyqësor të arsyetuar, kundrejt ofrimit apo premtimit të përfitimeve parregullta.

Të dhënat dhe informacionet e mësipërme, të vlerësuara në lidhje edhe me mungesën e arsyetimit sipas afatit të rregullores dhe ecurinë e çështjes gjyqësore të gjykimit në themel, vijnë në lidhje logjike dhe në përputhje me njëra tjetrën dhe janë në gjendje që të përbëjnë të dhëna të mjaftueshme për të filluar ndjekjen penale dhe për të kryer veprime te mëtejshme procedurale

Në këto kushte, ekzistojnë dyshime se mundet të jenë konsumuar, elementët e veprave penale “Korrupsioni aktit i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe “Korrupsioni pasie gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve Le drejtësisë të parashikuara nga nenet 319 dhe 319/ç të Kodit Penal

Neni 221 i K.Pr. Penale për veprat penale të parashikuar nga nenet 319 dhe 319/c tế Kodit Penal, lejon kryerjen e përgjimit në vende publike.

Neni 221/3, pikat (b) dhe (c) dhe (c) te K.Pr. Penale lejojmë përgjimin e personit të dyshuar dhe të personave të tjerë që dyshohet se marrin transmetojnë komunikime, apo marrin pjesë në transaksione me të dyshuarin

Në zbatim të nenit 223/1 te K.Pr. Penale pajisjet do të shërbejë për kryerjen e përgjimit, do te mbahet nga strukturat e policisë gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të ngarkuar me kryerjen e përgjimit

Për sa më sipër, duke qene se ndodheni përpara kushteve te lejuara për kryerjen e përgjimit ambiental në vende publike, si dhe te kryerjes se vëzhgimit dhe filmimit, në bazë të neneve 221/2 e 3 dhe 222/6 te K.Pr.Penale.

AUTORIZOJ

1. Kryerjen e përgjimit në vende publike të subjekteve të këtij procedimi penal te përmendur më sipër, të shtetasit Gent Ibrahim si dhe subjekteve të tjera te këtij procedimi penal, të shoqëruar me vëzhgim, filmim dhe fotografim

2. Përgjimi do te kryhet me kohëzgjatje 15 ditore, duke filluar nga data 10.02.2025 deri më datë 25.02.2025

3. Për kryerjen e përgjimit ngarkohen OPG dhe policia gjyqësorë ne Sektorin e Forcës së Posaçme, Operacionale në Drejtorinë Vendore te Policisë së Tiranës të cilët duhet të mbajnë proces verbalet përkatëse për zbatimin e këtij autorizimi”, thuhet në autorizimin e rrjedhur në media.

Pas

Bulqizë, banesat përfshihen nga flakët, dy familje në qiell të hapur

Para

Detaje nga kaosi në parlamentin serb/ Plagosen tre deputete, njëra prej tyre 8 muajshe shtatzëne, opozita hodhi në Kuvend flakadanë

Para
Detaje nga kaosi në parlamentin serb/ Plagosen tre deputete, njëra prej tyre 8 muajshe shtatzëne, opozita hodhi në Kuvend flakadanë

Detaje nga kaosi në parlamentin serb/ Plagosen tre deputete, njëra prej tyre 8 muajshe shtatzëne, opozita hodhi në Kuvend flakadanë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Los Anxhelos në shtetrrethim, kryebashkiakja cakton orë policore për banorët. Reagon Trump: Qytetin do ta bëjmë sërish të sigurt

Dosja “Sterilizimi”/ Shtyhet shpallja e pretencës, mungojnë avokatët e të pandehurve

Mbahet Konferencë e OKB-së në Nicë të Francës! Si të mbrojmë Oqeanet?

Kanadezi fiton lotarinë katër herë, arkëton më shumë se 2.5 milionë dollarë

Kryepeshkopi Joan vizitë zyrtare paqësore në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll, shoqërohet nga delegacioni me klerikë shqiptarë

Operacioni “Koordinata” në Kukës – Arrestohet një shtetas për tentativë kultivimi kanabisi, shpallet në kërkim vëllai i tij

“E qëllova me të gjithë plumbat që kisha”, Artan Tafani zbardh atentatin ndaj Kujtim Metës: Kishte rrahur me grushte babanë e Laertit

Rikthehen tensionet me Rusinë, Polonia arreston një 28-vjeçar për spiunazh për Moskën

Durrës /Vidhte me dhunë në rrugë gjatë natës, arrestohet 28-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje

Gjykata vendos: Tarifat e Trump mbeten në fuqi sa të përfundojë procesi i apelimit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.