11:37 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A u rrëzua avioni mbi Iran si pasojë e një sulmi terrorist? Reagon zyrtarisht Ukraina, zbulohet kombësia e viktimave

10:06 | 08/01/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pamjet e tmerrit/ Çfarë la pas aksidenti tragjik i avionit në Iran, konfirmohen 176 viktima

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga rrëzimi i avionit ukrainas Boeing-737 në Iran, ku janë shënuar më shumë se 170 viktima, nga shtatë vende të ndryshme të botës, që kanë qenë në bordin e tij.

Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit tha se nuk kishte shanse për të gjetur të mbijetuar në rrënojat e avionit të gjetur, ndërsa derimë tani të gjitha informacionet thonë se ngjarja ka ndodhur për shkak të një defekti në motor.

Ngjarja ndodhi pak orë pas sulmeve me raketa që kreu Irani në drejtim të bazave ajrore amerikane në Irak, por të gjitha mediat e përjashtojnë mundësinë e një sulmi terrorist mbi avionin.

Një gjë e tillë u konfirmua dhe nga Ambasada e Ukrainës në Teheran, ku u tha se defekti i motorit shkaktoi përplasjen dhe nuk kishte asnjë lidhje me terrorizmin.

“Sipas informacionit paraprak, avioni u rrëzua si rezultat i një defekti të motorit për arsye teknike. Aktualisht, versioni i një sulmi terrorist është përjashtuar”, tha ambasada në faqen e Ministrisë së Jashtme të Ukrainës.

Midis viktimave ishin 82 iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas përfshirë të gjithë ekuipazhin, 10 suedezë, katër afganë, tre britanikë dhe tre gjermanë, tha Ministri i Jashtëm Vadym Prystaiko.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se po linte në gjysmë një udhëtim në Oman dhe po fluturonte përsëri në Kiev. Ai paralajmëroi se duhet të ndaleshin spekulimet për katastrofën, derisa raportet zyrtare të dilnin në një konkluzion final.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta për të afërmit dhe miqtë e të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit,” tha Zelensky në një deklaratë.

Rreth 168 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit u konfirmuan se ishin regjistruar për të fluturuar në aeroplan.

Ukraina International Airlines ka pezulluar fluturimet për në Teheran deri në një afat të pacaktuar. Linja ajrore tha që avioni kishte pasur mirëmbajtjen e fundit të planifikuar të hënën.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Tjetër ngjarje e rëndë në Fier, gjendet i vdekur 56-vjeçari (Emri)

Para

“Fajtor është nipi, hyri për ta grabitur”, banorët flasin të tmerruar për krimin makabër në Mallakastër: Ishte djalë i përkëdhelur

Para
“Fajtor është nipi, hyri për ta grabitur”, banorët flasin të tmerruar për krimin makabër në Mallakastër: Ishte djalë i përkëdhelur

"Fajtor është nipi, hyri për ta grabitur", banorët flasin të tmerruar për krimin makabër në Mallakastër: Ishte djalë i përkëdhelur

Discussion about this post

 



Të Fundit

KQZ ia dha mandatin kushërirës së tij, Lapaj ankohet në KAS: Lista e mbyllur dha dorëheqjen, më takon mua

Richard Grenell reagon sërish për Hashim Thaçin: E turpshme që po mbahet ende në burg

Sulmuan me bomba dore Komisionin Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, dënohen 12 vite burg tre të akuzuarit

Tiranë/ Finalizohet operacioni “Destinacioni”, arrestohet 23-vjeçari që lëvizte me armë në taksi

Fier/ Mbytën me tel kryefamiljarin Anesti Rama, Gjykata jep sot masat për nënë e bijë dhe mikun e tyre!

U pezullua nga detyra, Jonaid Myzyri apelon vendimin e GJKKO

Koçiu: Realizohet kranioplastika e parë, mjekët e spitalit “Memorial” i kthejnë shpresën për jetën 75-vjeçarit

Vau i Dejës/ Ndezi zjarr në varrezat e fshatit Barbullush, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar

Situatë e rënduar e zjarreve në Qarkun Dibër, terreni i thyer vështirëson izolimin e vatrave

Zbardhen dy grabitje në Kavajë, përfundojnë në pranga dy persona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.