Deputetja e vetme e qarkut të Kukësit nga Partia Socialiste, Mimi Kodheli e ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, ka sqaruar arsyet e reagimi të vonuar të saj për çështjen e protestës kundër tarifës në Rrugën e Kombit.
Kodheli: Unë mendoj se reagimi ka qenë në kohën e duhur. Unë kam qenë në konsultime me kuksianët. Kam folur edhe me kolegët që mbulojnë këtë për të cilën është folur në këto momente. Një reagim i menjëhershëm shpesh herë të bën të ri-reflektosh më mbrapa. Sigurisht nuk kisha dijeni të thella për mënyrën se si ishte realizuar kontrata koncesionare. Mendoj se sa më i matur të jetë mendimi aq më mirë është për të gjithë establishmentin.
(M.Q/Faxweb)