Pal Lekaj deputet I AAK-sw, ka thwnw se prej të hënës nisin konsultimet e reja për konstituimin e Parlamentit dhe formimin e Qeverisë. Lekaj gjithashtu ka thënë se edhe AKR do të jetë pjesë e Qeverisë së re. Edhe zyrtarët e PDK-së kanë paralajmëruar se shpejtë do të ketë rezultate sa i përket formimit të institucioneve.
“Prej nesër do të ketë veprime instensive drejt krijimit të institucioneve. Besojmë se edhe AKR do të jetë pjesë e Qeverisë dhe konsitutimit të Parlamentit”, ka thënë Lekaj, të dielën, për Express.
Ndërkohë, Nënkryetari i AKR’së, Agim Bahtiri, para dy ditësh, ka thënë se i vetëm po e bllokon hyrjen e AKR’së në Qeverinë me PDK’në, AAK’në e NISMA’n. Në këtë mënyrë ka konfirmuar se edhe Pacolli është pajtuar të jetë pjesë e Qeverisë së udhëhequr prej Ramush Haradinajt.
Në fakt, Pacolli ka bërë disa lëvizje prej se ka hyrë në koalicion parazgjedhor me LDK’në. Fillimisht, kishte folur fjalë të mira për LDK’në dhe Isa Mustafë. Por, pas certifikimit të zgjedhjeve është ankuar se është lënë anash nga LDK’ja dhe nuk ka pasur koordinim për zgjedhjet lokale.
Madje, Pacolli kishte dhënë edhe një ultimatum për LDK’në për të ndërtuar një koalicion me Vetëvendosjen. Pas këtij ultimatumi ka pasur edhe më shumë largim të Albin Kurtit e Isa Mustafa, i cili një ditë i quajti banditë e kriminal zyrtarët e Vetëvendosjes që e kishin sulmuar edhe në shtëpi private sa ishte Kryeministër.
Sidoqoftë, të enjten e ardhshme kalon afati i kërkuar nga PDK, AAK e NISMA, për vazhdimin e seancës konstituive të Parlamentit të Kosovës e ndërprerë me 24 gusht.
(B.H/Shuplaka)