09:54 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kaloi gjysmën e jetës në qeli/ ‘Ironia’ me të burgosurin nga Kruja që OFL i nisi letër për pasurinë: Në 7 vite liri punoi roje shkolle (Historia)

21:07 | 01/07/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kaloi gjysmën e jetës në qeli/ ‘Ironia’ me të burgosurin nga Kruja që OFL i nisi letër për pasurinë: Në 7 vite liri punoi roje shkolle (Historia)

Një nga katër personat, të cilëve OFL-ja u ka dërguar letër për të deklaruar të ardhurat e pasurisë është edhe Abaz Berhami, banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Ai bashkë me të tjerët, duhet t’i përgjigjet me shkrim brenda 48 orëve të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut për veprime të mëtejshme.

Deri këtu, gjithçka duket në rregull, por a ka pasuri që duhet të deklarojë Abaz Berhami? Më shumë se gjysmën e jetës, ai e ka kaluar në qelitë e burgut dhe për këtë arsye është pak e vështirë ta besosh se ai mund të ketë krijuar e për pasojë të deklarojë edhe burimin e të ardhurave.

Berhami ka provuar burgun e dy kohëve, atë të diktaturës si i burgosur politik dhe atë të demokracisë si i dënuar për vrasje pas vitit 1997.

Gjatë një interviste më 4 shkurt të vitit 2013 për gazetën “Panorama”, ai thoshte se ka jetuar jashtë qelive vetëm 7 vite pas rënies së diktaturës.

“Kam jetuar i lirë vetëm 7 vjet. Në kohën e regjimit u dënova me 12 vjet burg në vitin 1984, për tentative arratisjeje në Jugosllavi. Isha i ri atëherë, sapo kisha krijuar familje e punoja shofer. Me gjithë kamion tentova të kaloj kufirin dhe më kapën”, thotë Abazi, i cili thotë se në burgun e Spaçit ka njohur Fatos Lubonjën, Spartak Ngjelën dhe emra të tjerë të njohur.

Pas ardhjes së demokracisë, ai u lirua por u rikthye në burg pak vite më vonë, kësaj here i akuzuar për vrasje me paramendim.

Gjatë qëndrimit në liri, ai ka punuar si roje në një shkollë, ndërsa ka marrë edhe dy këste si i dënuar gjatë diktaturës.

“Në ato 7 vjet, unë kam punuar, por me të thënë të drejtën fëmijët i kam mbajtur duke punuar edhe nga burgu. I dërgoja 3 mijë lekë nga puna me normë sepse nuk kishin asnjë lloj mundësie. Ime shoqe ka shitur gjakun për 8 vjet e gjysmë për të rritur fëmijët”, thoshte Abaz Berhami.

Në atë kohë, ai tregoi se kishte edhe 8 vite burg për të kryer dhe me gjasë është liruar tanimë. Në atë periudhë, Berhami tha se ka punuar edhe si magazinier në burgun e Krujës, për të cilën është paguar.

Etiketa: abaz berhami
Pas

“Jemi në një situatë absurde”, Baçi: Është trishtuese si klasa politike ka lejuar tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës

Para

Artan Hoxha: Thaçi zgjodhi standardin ‘Haradinaj’, ja pse nuk duhet ta japë dorëheqjen

Para
Artan Hoxha: Thaçi zgjodhi standardin ‘Haradinaj’, ja pse nuk duhet ta japë dorëheqjen

Artan Hoxha: Thaçi zgjodhi standardin ‘Haradinaj’, ja pse nuk duhet ta japë dorëheqjen

Discussion about this post

 



Të Fundit

“2 mijë raketa kundër Izraelit”, mediat amerikane: Ja çfarë pritet të ndodhë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Chat”.

Vala e sulmeve Izrael-Iran

“Natë e vështirë në Izrael”/ Ambasadori amerikan në Tel Aviv: M’u desh të futesha pesë herë në strehimore

“Pallati 176” komedia brilante shfaqet në Lezhë Klasikja e komedise shqiptare sillet ne skene nga nxenes te “Beselidhjes”

Ushtria izraelite valë sulmesh mbi Teheran: Goditëm dhjetëra objektiva strategjike! Shënjestruam sistemet raketore tokë-ajër dhe…

Përplasjet e ashpra Izrael-Iran, asnjëra nga palët nuk kursehet! Çfarë dihet deri më tani

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, shtatë të plagosur, tre në gjendje të rëndë

Trump mban “peng” Gardën Kombëtare të Kalifornisë, komanda nuk do t’i kalojë guvernatorit rajonal

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.