Drejtori i Informacionit nw Fax News dhe gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në studio ka folur mbi raportin e fundit të Freedom House për Shqipërinë. Ai është shprehur konkretisht për pjesën në të cilën flitet për integritetin e procesit të zgjedhjes së presidentit të Republikës, vitin e kaluar.
Ai sqaron se në raportin e Freedom House nuk kritikohet procesi teknik i zgjedhjes së presidentit por aspekti moral i institucionit më të lartë të shtetit.
“Vetë Rama e deklaronte Metën si mishërimin e çdo të keqeje që ka ndodhur në Shqipëri dhe në 2017 e zgjedh këtë njeri president të republikës. Kjo tregon në rradhë të parë për vetë kredon morale të shtetit.” – tha ai.
Abilekaj tha se njeriu që ka krijuar perceptimin në popull se Ilir Meta është më i korruptuari, është Edi Rama. Ndaj ky është njeriu i fundit që i intereson të ndryshojë këtë gjendje të shtetit të korruptuar.
“Zoti Lu në intervistën e fundit në Opinion e përmendi ish-kryebashkiaku Rroshi, ish-ministrin Tahiri dhe emra të tjerë të cilët po hetohen nga drejtësia sepse ata nuk i harrojnë këto çështje. Në zgjedhjet e përgjithshme Rama përfshiu në zgjedhje njerëz me dosje kriminale. Të gjithë këta, çuditërisht, kanë qenë gjithmonë aleatët më të mëdhenj të Edi Ramës. Kryeministri i vendit është gati të bëjë pakt me çdo lloj njeriu për të mbajtur pushtetin. Ai është njeriu i parë që bashkëpunon me njerëz të akuzuar për krime të rënda.” – tha Abilekaj.
Abilekaj tha se zgjedhja e presidentit ishte një krizë që ai donte ta zgjidhte.
“Në atë kohë para kur ishte edhe protesta e çadreë së opozitës, Rama i kërkoi Metës me ngulm të bëhej president. Por ama Meta është njeriu që Rama e ka anatemuar më shumë nga të gjithë.
Prandaj ai raport është shumë i saktë.” – shtoi ai.
Sa i përket përgjigjjes që ktheu Presidenca përmes zëdhënësit Tedi Blushi, Enton Abilekaj tha se ajo është apel i atyre që nuk kanë ça të bëjnë.
“Ata duan të fajësojnë për atë që sipas tyre ka thënë Rama dhe Lu. Këto janë justifikime për ta hedhur fajin tjetërkund. Gjë që nuk e ha më njeri as këtu dhe as jashtë.
Si përshembull ambasadori Lu që ka përballuar sulmet e botës politike dhe të botës së krimit që humbet interesat e medha, kur ka marrë detyrën që të mbështesë Reformën në Drejtësi.” – tha Abilekaj.
Gazetari shtoi se që nga 1991 nuk ka ndodhur asnjëherë që një ambassador amerikan të bëjë politikë personale në Shqipëri. Ai përfaqëson këtu vullnetin e presidentit të Shteteve të Bashkuara.
“Drejtësia është kapur sot nga Edi Rama pikërisht sepse u bllokua Reforma në Drejtësi nga palët dhe jo sepse u bë Reforma në Drejtësi.” – saktësoi ai.
(E.L/Faxweb)
Discussion about this post