Enton Abilekaj drejtor ekzekutiv në Fax News u shpreh se në lidhje me negociatat me Greqinë qeveria jonë ka pasur një mungesë transparence për publikun.
Abilekaj u shpreh se kryeministri grek informoj institucionet dhe mediat në vendin e tij në lidhje me marrëveshjen me vendin tonë, ndërkohë që kryeministri Rama nuk tregoj asgje për publikun.
“Presidenti dha një ndihmesë shumë të madhë për zbardhjen e grupit negcociator. Por ajo që presidenti bëri gabim është aprovimi që i bëri grupit negociatorë, pra që i dha dritën jeshile hapjës së negociatave.
Kjo duhej të bëhëj publike. Ne jemi të qartë që kemi të bëjmë me një proces ku do të përfitojë Greqia. Greqia do të marrë më shumë nga kjo çështje. Qeveria nuk është transparente me kushtet të cilat po negociohet. Ministri jonë i Jashtëm nuk ka bërë asnjë gjë transparente. Kështu besoj se nga pala shqiptare kemi një proces të gabuar.
Meta la në mes transparencën e nevojshme të këtij procesi.
Rama e ka dhënë si ‘peng’ marrëveshjen e detit, që Greqia të votojë pro hapjen e negociatave. Është synim i mire, por po vihet si peng sovraniteti i vendit.”
(E.L/Faxweb)