Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisonin “Ekopolitikë” tha se LSI është përjashtuar nga task forca e ngritur për monitorimin e administratës për pjesëmarrje në fushatë.
Ndërsa shkarkimet e dy drejtuesve të Postës gjatë ditës së sotme, i ka konsideruar si të çuditshme.
“ Lëvizja politike nuk është në fakt vetëm tek shkarkimi, që vërtet duket i çuditshëm pasi nuk varet nga task forca funksioni në fjalë, por është edhe tek ndërtimi i task forcës pa LSI. Pra ne kemi një task forcë të ndërtuar nga marrëveshja PS-PD ku LSI është e përjashtuar, është e panjohur me çështjen dhe ka një tendecë që për të përjashtuar një nga tre forcat që përbëjnë sot qeverinë, jo vetëm nga task forca, por edhe nga qeverisja. Pra për të krijuar atë vënë marrëveshjen në zbatim duke e përjashtuar LSI. Rasti i Beratit është që drejtuesi i Postës është shkarkuar me këtë arsye. Pra brenda ditës u shkarkuan dy të postës që janë të LSI. Nëpunësi civil është i mbrojtur nga ligji.”, tha Abilekaj.
Pasdite zyra e shtypit të Partisë Demokratike njoftoi mediat se ishte shkarkuar administratori i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi për shkak të shkeljes së ligjit elektoral dhe presion ndaj punonjësve. Po ashtu nga detyra u shkarkua sot edhe drejtoresha e Shërbimit Kombëtar të Punësimit Tiranë Marisa Kaçori. Ajo është shkarkuar me motivacionin e pjesëmarrjes në fushatën e Partisë Socialiste dhe përdorimin e administratës për fushatë.
Ndërkohë vetëm pak orë më parë, Ledina Mandia ka kallëzuar në Prokurori edhe drejtoren e postës në Berat Haris Ngjeqari. (D.D/Shuplaka)