01:39 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Aboneja e shoqëruar me foto? Bashkia e Tiranës: Njoftime abuzive dhe të pamiratuara

19:04 | 31/07/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aboneja e shoqëruar me foto? Bashkia e Tiranës: Njoftime abuzive dhe të pamiratuara

Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj njoftimeve se abonetë e muajit gusht nuk do të jenë të vlefshme në rast se nuk do të shoqërohen edhe me një foto të personit.

Sipas bashkisë njoftimet e bëra nga disa linja të shërbimit të autobusëve nuk janë të vërteta dhe aboneja do të funksionojë siç ka ndodhur deri më tani.

NJOFTIMI I BASHKISË

Bashkia e Tiranës njofton të gjithë qytetarët që duan të pajisen me kartën e pajtimit mujor (abone) për periudhën Gusht 2017, se modeli i tyre është i njëjtë me ato të muajve të fundit dhe pa ndryshime në përmbajtjen e saj.

Duke marrë shkas nga njoftimet e bëra në disa nga linjat e shërbimit të transportit qytetas, ku qytetarëve u kërkohet të bashkëngjisin foton e përdoruesit të abonesë ose në të kundërt aboneja nuk njihet, Bashkia e Tiranës sqaron se këto njoftime janë abuzive dhe të pamiratuara.

Ditët e fundit dhe në vijim, Policia Bashkiake në bashkëpunim edhe me Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit, ka ushtruar kontrollet në disa prej linjave të transportit qytetas dhe në rastet kur janë vërejtur njoftime për ndryshim të kërkesave për abonetë mujore, janë marrë masat përkatëse administrative.

Bashkia e Tiranës i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të pajisen normalisht me kartelën e pajtimit mujor për muajin gusht, pa fotografi. Nëse vëreni abuzime apo kërkesa nga operatorë të ndryshëm që bien ndesh me legjislacionin në fuqi, jeni të lutur ta denonconi pranë Bashkisë së Tiranës ose Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit. (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: aboneautobusbashkia e tiranes
Pas

E rëndë në Tiranë, 50-vjeçari mbytet në Liqenin Artificial

Para

Juristi i klubit: Koliçi dhe Emini janë në kontratë më Kukësin

Para
Juristi i klubit: Koliçi dhe Emini janë në kontratë më Kukësin

Juristi i klubit: Koliçi dhe Emini janë në kontratë më Kukësin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë. Pas armëpushimit do të ngrihet seli në Paris vitin e parë të operacioneve

Starmer dhe Macron zbulojnë marrëveshjen e re për emigrantët

Vdekja e 27-vjeçarit, ikën komandanti policor në Lipjan. Kërkohen dorëheqje të tjera

VKM/ Jonid Jorgji emërohet Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Flakët përfshijnë kodrën në Kavajë, digjen dhjetëra rrënjë ulliri

Bashkia Vlorë hap thirrjen për aplikime në 12 pozicione drejtuese, ftohen profesionistët të bëhen pjesë e Vlorës 2030

VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

Prapaskenat Trump-Netanyahu dhe tarifat ndaj Brazilit: Presion politik dhe ekonomik në rritje

Faton Mehmeti: Vizita e zyrtarit amerikan rikthen vëmendjen e SHBA në Kosovë, situata në Kuvend në krizë të thellë

“Serbët në veri përballen me terror”, Petkovic i ankohet ndërkombëtarëve: Urat, kundër interesave tona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.