00:22 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Abuzimet me detyrën, kush janë 10 zyrtarët dhe ish zyrtarët të proceduar penalisht (EMRAT)

18:44 | 30/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Abuzimet me detyrën, kush janë 10 zyrtarët dhe ish zyrtarët të proceduar penalisht (EMRAT)

Dhjetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Portit të Durrësit janë proceduar në gjykatë me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe barazisë në tendera.

Të proceduar janë:

.Aleksandër Lipivani, ish-Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, Autoriteti Portual Durrës
• Auert Koka, Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore
• Shefqet Xhixha, ish-zëvëndësdrejtor i Forcës së Sigurisë
• Stavri Tagani, Ekonomist, Drejtoria Ekonomike
• Naim Hoxha, Inxhinier Mekanik, Sektori Operative dhe Mjeteve Teknike
• Lumturi Koka, Ekonomiste, Sektori i Terminalit Perëndimor
• Erion Keçi, Jurist, Sektori i Prokurimeve Publike
• Joana Ramadani, Juriste, Sektori i Prokurimeve Publike
• Arian Myderrizi, ish-Jurist, Sektori i Prokurimeve Publike
• Ylli Kërtusha, ish-Specialist, Sektori i Prokurimeve Publike

Nga kryerja e veprimeve hetimore në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2017, rezulton se këta zyrtarë të Autoritetit Portual Durrës, gjatë ushtrimit të detyrës janë përfshirë në veprime të kundra-ligjshme gjatë zhvillimit të tenderit për blerje automjeti, auto-ambulance dhe mjeti zjarrfikës.

Ekspertimi i kryer në lidhje me ofertat e paraqitura për 3 lote të tenderit, ka dokumentuar se ofertat nuk ishin të rregullta dhe janë hartuar nga i njëjti operator ekonomik.
Ndërsa në lotet për blerjen e mjeteve auto-ambulancë dhe zjarrfikës, rezulton se mungojnë pajisjet shtesë dhe shpëtuese kundër zjarrit.

Hetimi ka provuar gjithashtu se kërkesa për këto mjete ishte e pa-argumentuar, nisur nga domosdoshmëria për to. Gjithashtu është dokumentuar se nuk ishte kompetencë e këtyre Drejtorive, përcaktimi i fondit për blerjen e automjeteve, fakt që ngarkon me përgjegjësi titullarin i institucionit.
Duke vijuar më tej me tenderat, ka dyshime të dokumentuara se specifikimet teknike nuk kanë krijuar kushte për barazi dhe prishën konkurencën në procedurën e prokurimit publik.
Vazhdon puna për identifikimin e zyrtarëve dhe personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Të proceduar:

  1. A. L, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, ish-Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, masa e sigurimit shtrënguese e “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
  2. S.T, 58 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, me detyrë ekonomist në Drejtorinë Ekonomike, Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit shtrënguese e “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.
  3. N.H, 61 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Inxhinier mekanik në Sektorin Operativ dhe Mjeteve Teknike në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.
  4. L.K, 51 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, ekonomiste në Sektorin e Terminalit Perëndimor në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.
  5. E.K, 33 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Jurist në Sektorin e Prokurimeve Publike në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.
  6. J. R, 35 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, Juriste në Sektorin e Prokurimeve Publike në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.
  7. A.M, 53 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, ish-Jurist në Sektorin e Prokurimeve Publike në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim paraqitje”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
  8. A.K, 36 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Shkeljes së barazisë së pjesmarrjes në tendera”.
  9. Sh.Xh, 55 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë, ish-Zëvëndësdrejtor i Forcës së Sigurisë në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.
  10. Y. K, 66 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Ish-Specialist i blerjeve të vogla në Sektorin e Prokurimeve Publike, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.
    Nga kryerja e veprimeve hetimore në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2017, rezulton se këta zyrtarë të Autoritetit Portual Durrës, gjatë ushtrimit të detyrës, janë përfshirë në veprime të kundra-ligjshme gjatë zhvillimit të tenderit për blerje automjeti, auto-ambulance dhe mjeti zjarrfikës.

(M.Q/Faxëeb)

Etiketa: procedimtenderat
Pas

Procedohen 10 zyrtarë e ish-zyrtarë të Autoritetit Portual në Durrës, ja akuzat që rëndojnë mbi to

Para

“Kur njoha ish-burrin nuk kam ditur ta puth një mashkull”, Albërie Hadërgjonaj rrëfen pse u nda nga bashkëshorti

Para
“Kur njoha ish-burrin nuk kam ditur ta puth një mashkull”, Albërie Hadërgjonaj rrëfen pse u nda nga bashkëshorti

"Kur njoha ish-burrin nuk kam ditur ta puth një mashkull”, Albërie Hadërgjonaj rrëfen pse u nda nga bashkëshorti

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.