Gjykata e Apelit në Korçë, ka lënë të lirë 2 prej 5 të arrestuarve të cilët akuzohen për abuzime me pronat.
Mësohet se kundrejt një sigurie pasurore janë të lirë Leftjon Bardho dhe Andrea Zallemi, ndërkohë pas vendimit të Gjykatës së Apelit la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Ersild Gorari dhe Erjon Arif dhe Arsidesa Hysi.
Kujtojmë se strukturat ligjzbatuese kanë nisur kontrolle të rrepta për hetimin e rasteve të abuzimeve me pronat në të gjithë Shqipërisë, ku janë proceduar penalisht, nga punonjës të thjeshtë, sekserë, drejtorë e deri në nivel kryetari Bashkie në të gjithë vendin.
(B.B/ Faxweb.al)