09:46 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Abuzimet për pronat në Ishëm, prokuroria e Durrësit dërgon në gjykatë 8 të akuzuarit

17:50 | 30/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Abuzimet për pronat në Ishëm, prokuroria e Durrësit dërgon në gjykatë 8 të akuzuarit

Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet për abuzimin me pronat në Ishëm dhe Gjirin e Lalëzit dhe dërgon për gjykim 8 persona, 7 prej të cilëve akuzohen për falsifikim të dokumentave.

Katër nga të pandehurit janë Sulejman Ibrahimi, ish- Kryetar i Komunës Ishëm, Ornela Shëmlikaj me detyrë sekretare arshive, Enver Shima, me detyrë ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë dhe Shpresa Merdita, me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës Ishëm.

Po ashtu të akuzuar Bujar Barushi, Gjergji Çerri dhe Rruzhdi Alla.

Hetimet ndaj katër ish-zyrtarëve të Ishmit erdhën kanë nisur në vitin 2015 për dhënie me qira të fondit pyjor dhe tokave në bregdetin e Gjirit të Lalzit, gjatë hapësirës publike gjatë viteve 2013-2015.

NJOFTIMI I PROKURORISE
Prokuroria Durrës më korrik 2018, i kërkoi Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, dërgimin në gjyq të çështjes penale Nr. 1205, datë 08.07.2015, në ngarkim të të pandehurve:

1. Sulejman Ibrahimi, datëlindja 01.04.1968, lindur dhe banues në Durrës, i padënuar më parë, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në Burg” (vendimi nr. 43, datë 08.02.2018.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim (rastet I. a,b,c,d), “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) (rastet II. a,b,c) dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 186 pgr.3 – 25 x 4, 248 x 3 dhe 259 – 25 të Kodit Penal.

2. Shpresa Merdita, datëlindja 20.04.1970, lindur dhe banues Durrës, e hetuar me masë sigurimi “Arrest në shtëpi” (vendimi nr. 44, datë 08.02.2018, zëvendësuar me vendimin nr. 44/2, datë 03.04.2018 lënë në fuqi me vendimin nr. 104/10-2018-1110, datë 31.05.2018 të Gjykatës së Apelit Durrës.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim (Rruzhdi Alla) “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 186 pgr. 3 – 25, 186 pgr. 2 dhe 259 – 25 të Kodit Penal.

3. Ornela Shëmlikaj, datëlindja 18.03.1994, lindur dhe banues në Ishëm Durrës, e hetuar me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” (vendimi nr. 44/1, datë 10.02.2018).

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007)  parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

4. Enver Shima, datëlindja 05.05.1950, lindur dhe banues në Kuraten, Ishëm Durrës, i padënuar më parë, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në Burg” (vendimi nr. 45, datë 08.02.2018 zëvendësuar me masën “Arrest në shtëpi” vendimi nr. 10-2018-408, datë 22.02.2018 të Gjykatës së Apelit Durrës.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” (Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr.3 – 25 x 4 të Kodit Penal.

5. Fadil Hoxha, datëlindja 01.07.1968, lindur në  Ishëm, Durrës, dhe banues në Tiranë, i padënuar më parë, i hetuar me pa masë sigurimi.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” (Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim më shumë se njëherë,  parashikuar nga neni 186 pgr.2 të Kodit Penal.

6. Bujar Barushi, datëlindja 28.10.1961, lindur dhe banues në Ishëm, Durrës, i padënuar më parë, i hetuar në mungesë dhe pa masë sigurimi.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim,  parashikuar nga neni 186 pgr.1 të Kodit Penal.

7. Gjergji Çerri, datëlindja 10.02.1952, lindur dhe banues në Bizë, Durrës, i padënuar më parë, i hetuar me pa masë sigurimi.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim,  parashikuar nga neni 186 pgr.1 të Kodit Penal.

8. Rruzhdi Alla, datëlindja 10.06.1953, lindur dhe në Bizë, Ishëm dhe banuës në Durrës, i padënuar më parë, i hetuar me pa masë sigurimi.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim,  parashikuar nga neni 143 pgr. 1 dhe 186 pgr.1 të Kodit Penal.

Faktet për të cilën janë akuzuar të pandehurit, kanë të bëjnë me…

Katër raste për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” (Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr. 3 – 25 të Kodit Penal.

–              shtetasi Bujar Barushi, ka fituar një sipërfaqe toke prej 3586 m2, e ndodhur në fshatin Gjuriçaj.

–              shtetasi Fadil Hoxha ka përfituar një sipërfaqe toke prej 5200 m2.

–              shtetasi Gjergj Çerri, ka përfituar një sipërfaqe tokë arë prej 2000 m2, e ndodhur në fshatin Bizë.

–              shtetasi Rruzhdi Alla, ka përfituar një sipërfaqe tokë arë prej 5800 m2, e ndodhur në fshatin Bizë.

Etiketa: Dosjaprokuroria
Pas

Këto janë 6 gabimet që i bëjmë çdo herë kur lahemi

Para

Komisioneri i Vettingut falsifikoi dokumentat, Arta Marku urdhëron verifikimin e denoncimit të PD-së

Para
Komisioneri i Vettingut falsifikoi dokumentat, Arta Marku urdhëron verifikimin e denoncimit të PD-së

Komisioneri i Vettingut falsifikoi dokumentat, Arta Marku urdhëron verifikimin e denoncimit të PD-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

U shfaq në koncert me flamurin e Hezbollahut, reperi i grupit Kneecap del para gjykatës në Londër

Osmani: Kosova është e vendosur për kapituj të rinj të bashkëpunimit me Hungarinë

Krimi godet sërish në Meksikë, një tjetër Kryebashkiake dhe bashkëshorti i saj qëllohen për vdekje jashtë shtëpisë

Sulmi më i egër i Rusisë mbi Kiev nga 2022, 21 të vdekur

Sulme ajrore precize, ndërhyrje detare dhe mbrojtje ajrore! Çfarë përmban një grup sulmi për transportuesit e avionëve të Marinës Amerikane?

Zyrtari i lartë amerikan pritet të takohet me Lukashenkon në Bjellorusi

Durrës/ Finalizohet operacioni policor “Again”, zbardhen dhe dokumentohen disa raste vjedhjesh. Kapet autori i dyshuar, i shpallur më herët në kërkim për mashtrim

DASH: Ambasada e SHBA-së në Jerusalem do të mbyllet përkohësisht!

Avionë çekë dhe sllovakë evakuojnë 181 persona nga Izraeli

Analiza e BBC: Rusia i frikësohet një humbjeje tjetër në Lindjen e Mesme nga konflikti i Iranit me Izraelin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.