10:13 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Abuzimi me pronën në Gjirokastër, Prokuroria nis procedimin penal ndaj 3 zyrtarëve (DOKUMENTE)

16:58 | 20/12/2016
në Aktualitet, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
Abuzimi me pronën në Gjirokastër, Prokuroria nis procedimin penal ndaj 3 zyrtarëve (DOKUMENTE)

Prona është një prej problemeve kryesore në Shqipëri. Abuzimet me to nuk bëhen vetëm në qytetet kryesore dhe bregdet, por edhe në fshatra jo shumë të njohur, siç është ai Kërcull i rrethit Gjirokastër.

Bëhet fjalë për një pronë dy-katëshe, e cila me vendim gjykate është vlerësuar në 181 m2, por regjistruesit e Zyrës së Pasurive të Paluajtshme në Gjirokastër, eksperti bankar dhe përmbaruesi gjyqësor e kanë regjistruar dhe nxjerrë në ankand për vetëm 138 m2.

“Shuplaka” ka siguruar dokumentet zyrtare të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Gjirokastër, e cila ka nisur procedimin penal ndaj disa shtetasve, punonjës të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Gjirokastër si dhe të një punonjësi banke të nivelit të dytë, të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “Ekspertim të rremë”.

Edhe pse drejtori  i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive i ka kërkuar vartësve të tij të regjistrojnë pronën në fjalë, gjë që nuk është bërë, ndërsa eksperti i bankës ka bërë vlerësimin e pronës në llogari të institucionit financiar ku punon pa patur licencën e nevojshme.

Kallëzuesi shprehet se mbi bazën e padisë së ngritur prej tij Gjykata e Rrethit gjyqësor Gjirokastër me vendimin nr.722, datë 22.04.2009, ka vlerësuar pavërtetësinë e sipërfaqes së objektit dhe saktësimin e saj nga 138 m2 në 181 m2. Për shkak të mospërmbushjes në kohë të detyrimeve ndaj bankës më 10.05.2013 prona në fjalë i ka kaluar shtetasit Fatos Ormenaj, por jo për 181 m2, por për vetëm 138 m2, edhe pse sipërfaqja ishte saktësuar më parë me vendim gjykate.

Kallëzimi është bërë nga shtetasi Alban Sinani. Ai i konsideron veprime të paligjshme ato të kryera nga punonjësit e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Gjirokastër, nga eksperti vlerësues dhe përmbaruesi gjyqësor, sepse sipërfaqja nga 181 m2 është vlerësuar si 138 m2 dhe e tillë është nxjerrë në ankand.

Kjo ka bërë që organi i akuzës të hapë procedimin penal ndaj tre zyrtarëve, të cilët si pas saj kanë vepruar në kundërshtim me nenet 248 dhe 309 të Kodit Penal duke “shpërdoruar detyrën” dhe duke bërë “ekspertim të rremë”.

“Në bazë të nenit 331 të Kodit të Procedurës Penale , Prokuroria kërkon: Gjykimin e çështjes penale nr. 234 të vitit 2015, me të pandehur Jeton Ahmeti e Aleksandër Zhulati, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal dhe Spartak Kashuta, i akuzuar sipas nenit 309 të Kodit Penal”, thuhet në vendimin e Prokurorisë së rrethit gjyqësor Gjirokastër. (A.R/SHUPLAKA)

 

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”214″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: abuzimdokumentefotogjirokastergjykatapronavendim
Pas

Parlametarët të lodhur me Tiranën, zhvendosen në Shkodër

Para

Jep detaje për shpenzimet e koncertit ambasada e Austrisë. Në të do të marrin pjesë “Anëtarët e Asamblit Filarmonik të Vjenës”

Para
Jep detaje për shpenzimet e koncertit ambasada e Austrisë.  Në të do të marrin pjesë “Anëtarët e Asamblit Filarmonik të Vjenës”

Jep detaje për shpenzimet e koncertit ambasada e Austrisë. Në të do të marrin pjesë “Anëtarët e Asamblit Filarmonik të Vjenës”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatra prej dy javësh aktive/ Përkeqësohet situata në parkun Kombëtar të Lurës,digjen dhjetëra hektarë pyje

Durrës / Goditet një rrjet kriminal i drogës dhe armëmbajtjes pa leje

Ndërtoi pa leje në një sipërfaqe të zonave të mbrojtura në Pogradec, arrestohet Jetmir Muçllari

Gjermani/ 19 të plagosur nga shpërthimi i fishekzjarrëve në një panair, mes tyre edhe një fëmijë

Sherri mes biznesmenëve në Ksamil për çadrat, vihen në pranga tre persona, nën hetim dy të tjerë(PAMJE TE RENDA)

EMRAT/ “Smarti-i” përplaset me një motor, 22-vjeçari pëson dëmtime në kokë

Trump akuzon Obamën: Ka organizuar një mashtrim elektoral kundër meje në vitin 2016

Të dyshuar për vrasjen e Renis Dobrës, transferohen te 313 në Tiranë Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj

Parada, flamuj dhe këngë: Fushata për t’i detyruar fëmijët ukrainas ta duan Rusinë! Rreth 20 mijë të mitur të deportuar që nga nisja e luftës

Ukraina propozon një raund të ri bisedimesh paqeje me Rusinë, Zelensky: Vrulli i negociatave duhet të përshpejtohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.