Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në burg 7 të arrestuarit, që akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 13 vjeç në qytetin e Kavajës, kundrejt presioneve dhe shantazheve që asaj i bëheshin me një video intime.
Akuza që rëndon ndaj të rinjve është ajo e abuzimit seksual me anë të shantazhit, duke përdorur një video intime që kishte realizuar me partnerin e saj 13 vjecarja.(Lexo këtu)
Kujtojmë se denoncimi fillimisht u bë nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi policia nuk kishte bërë asnjë deklaratë zyrtare.
Pavarësisht arrestimit të të rinjve, deri tani nuk ka pasur asnjë procedim në radhët e drejtuesve të shkollës, apo të zyrës arsimore në Kavajë.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post