Në aktakuzën e Prokurorisë për rastin në Drenas shfaqen detaje e prova në lidhje me keqpërdorimin seksual të së miturës. Tre profesorë, një avokat, një rreshter policie dhe një zyrtar i Qendrës për Punë Sociale kanë keqpërdorur seksualisht të miturën, sipas raportit të Prokurorisë.
Skandali i keqpërdorimit seksual të një të miture në Drenas tashmë ka kaluar në duart e gjyqësorit.
Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, jep detaje dhe prova për mënyrën se si e mitura A.G u keqpërdor seksualisht nga gjashtë persona.
Në aktakuzën e publikuar nga lajmi.net, thuhet se 3 profesorë, një avokat, një rreshter dhe një zyrtar i Qendrës për Punë Sociale keqpërdorin seksualisht 16-vjeçaren.
Profesori i Informatikës në gjimnazin Skënderbeu Shkëlzen Xhekaj sipas aktakuzës ka keqpërdorur A.G. për një vit, prej shtatorit të vitit 2016 deri në shtator të vitit 2017.
“Pas shumë insistimeve në një mbrëmje dalin dhe takohen në afërsi të një autolarje në fshatin Poklek i Ri dhe pasi e dëmtuara hynë në veturën e të pandehurit “Opel Corsa”, shkojnë në afërsi të stadiumit “Rexhep Rexhepi” në Gllogoc, ku në ulëset mbrapa të kësaj veture, pa dëshirën e të dëmtuarës, me të njëjtën ka pasur marrëdhënie seksuale, kjo edhe ka qenë marrëdhënia e parë seksuale e saj”, thuhet në raport.
E rreshteri Vesel Veseli keqpërdor situatën e së miturës në lidhje me profesorin Xhekaj dhe e keqpërdor të miturën seksualisht.
“Kur e dëmtuara ka dal për herë të parë të takohet me të pandehurin, e ka marrë me veturën e tij “Mercedes”, ngjyrë hiri, e ka dërguar në motel në Suharekë, ku janë vendosur në dhomën nr. 5, në katin e –I- të këtij moteli dhe aty pa dëshirën e të dëmtuarës, e ka detyruar që të ketë marrëdhënie seksuale me atë, kurse lidhja e tyre ka vazhduar deri në nëntor të vitit 2018”. thuhet në raport.
Sipas prokurorisë edhe avokati Gazmend Halilaj, ka pasur raport të afërt me të miturën.
“I pandehuri ka filluar që ta josh të dëmtuarën A. G të datëlindjes 19.06.2000, aq shumë ku e dëmtuara me kërkesë të pandehurit me datë 29.11.2017 i dërgon fotografi nudo të saj duke përfshirë edhe fotografinë ku shihet organi gjenital i saj dhe me të njëjtin shkëmbejnë biseda të shumta intime, ku në një rast i pandehuri i thotë viktimës “Që ditën e diel do të vijmë në zyrë për të kryer marrëdhënie seksuale”, thuhet në raport.
Këtu është përfshirë edhe Fatmir Caraku, profesor i artit në shkollën Rasim Kiqina. E pos tij të akuzuar janë edhe profesori tjetër, 59-vjeçari Ibrahim Rexhepi që është mësimdhënës në gjimnazin Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që sipas aktakuzës kishte keqpërdorur seksualisht A.G. Nga ky varg i personave të akuzuar nuk ka shpëtuar as punëtori në qendrën Sociale në Drenas, Hysen Hoxha.
Të gjithë këto detaje dhe prova, mësohet se prokuroria i ka nxjerrë me rastin e ekzaminimit të telefonit të viktimës A.G