Mbrëmjen e sotme në ‘Natë me Xhaxhiun’ ka qënë zëvendës Ministër i Bujqësisë, Dhimitër Kole.
Kole ka folur për cilësinë e ushqimit dhe reagimet e konsumatorëve. Nuk ka lenë pa përmendur dhe përgjegjësit përkatëse të institucioneve rregulluese të këtyre devijancave në tregëtimin por dhe konsumimin e ushqimit.
Sa i përketë shkallës zero të konsumatorit ai është shprehur se ky lloj konsumatori është i kontrolluar dhe i mbrojtur njëkohësisht. Sipas tij ushqimet që konsumojnë shqiptarët është i njëjtë me atë që eksportohet në vendet e Bashkimit Europian.
“Unë dua të them që të gjitha ushqimet që eksportohen kontrollohen në vendin pritës. Sa i përketë konsumit të tregut brendshëm të gjitha kontrollohen, merren kampione dhe bëhen analiza.
Nuk duhet të ngatërrojmë që hormone është pak e rëndë, janë thjesht rregullator, dhe unë që e them jam specialist.
Nëpërmjet rregullatorëve dhe jo hormoneve ne sjellim pranverën më shpejt. Kjo gjë nuk bëhet vetëmnë Shqipëri por dhe në vendet e rajonit.”
Një nga faktorët e vdekshmërisë së shqiptarëve është mungesa e kontrollit të ushqimit, për këtë gjë Kole u shpreh: Kompanitë të cilat prodhojnë gjithë pesticidet janë të njëjta me ato që qarkullojnë në Europë. Ne kemi hequr 130 lloje që nuk i përkasin tregut europian.
Unë jam i lumtur që konsumatori shqiptarë mësoj të hajë shëndetshëm, kështu që është shumë e vështirë ta gënjesh këtë konsumator.
Ndërkoh sa i përket aparatëve matës së nivelit të hormoneve Kole u shpreh:
“Kjo është e njëjtë më të fiskuarit që matin tensionin apo diabetin. Në të tillë formë qytetari fokusohet më tepër, por kjo gjë nuk është e vërtetë, sepse kontrollet e detajishme bëhen në laboratoret specifike.”
Sa i përketë transmetimit të kronikave për përdorimin e ushqimeve me hormone Kole ka thënë që nuk ndihet aspak mirë dhe për të është turp.
“Unë nuk ndihem mirë dhe më vjen turp kur shikoj kronika të tilla në television. Por kjo nuk është aspak e vërtetë. Madje ne jemi duke bërë të pamundurën. Ndërkohë dua të them se AKU është duke bërë një punë të madhe. Laboratoret e saj janë të akredituara për disa analiza. Dua të them së AKU ka dërguar në Prokurori 95 raste dhe pikërisht drejtësia nuk ka marrë përgjegjësit e saj”
Nisur nga reagimi i emisionit investigative ‘Fiks Fare’, Kole është shprehur se janë identifikuar vendet ku abuzohet, dhe është marrë kampioni për të bërë analiza të detajuara lidhur me produktin.
Ai ka premtuar në studio se pas marrjes së përgjigjeve të analizave, do të mbahet një deklaratë për shtyp ku do të prezantohen rezultatet dhe identifikohen qytetet.
Një thirrje të hapur Kole u ka drejtuar dhe fermerëve, duke i’u lutur që të mos abuzojnë me sasinë e përdorimit të hormonit në produktet që prodhojnë.
“Një thirrje dua t’ua bëjë gjithë fermerëve, ju lutem mos bëni vrasje të organizuar. Ju mund ta kapni çimimin e tregur por mos abuzoni.
Sa I përket ushqimeve që janë më keq dhe me cilesinë më të dobët bujqësia e ka kaluar provimin, jemi më keq në produktet blektoriale dhe mishi.”
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/849003292120312/