Ka për funduar seanca gjyqësore në Kavajë për personat e akuzuar për abuzim me pronat në Spille, mes tyre dhe kreu i Rrogozhinës Beqir Nuredini, raporton ‘Fax News’.
Gjykata ka rikonfirmuar masat arrest me burg për biznesmenin Idlir Karkini, në mungesë, për Asim Arkaxhiu, për Aldo Kilën, arrest me burg, për Shpendi Demën, arrest me burg, për Arben Dajan arrest me burg, për Artur Toskun, arrest me burg.
Masën detyrim paraqitje ka dhënë për Beqir Nuredinin kyetarin e Bashkisë Rrogozhinë, Arben Kaja, Julian Zhelegu. Ndërsa pezullim nga detyra ka dhënë për Arbër Aliun.
Asim Arkaxhiu, shpërdorim detyre, ish regjistruesi ZVRPP Kavajë, arrest me burg
Aldo kila, shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, jurist pranë ZVRPP Kavajë, arrest me burg
Idlir Karkini, “pastrim i produkteve të vepres penale”, biznesmen, në kërkim
Julian zhegu shpërdorim detyre dhe falsifikim i dekumenteve, në noter, arrest shtëpie
Arbër Aliu, shpërdorim detyre dhe falsifikim i dekumenteve, noter, arrest shtëpie
Beqir Nuredini, shpërdorim detyre, ndalim i daljes jashtë shtetit dhe detyrim paraqitje, kreu bashkisë Rrogozhinë.
Shpendi Dema, shpërdorim detyre dhe falsifikim i dekumentave, jurist bashkia Rrogozhinë, arrest me burg.
Arben Daja, shpërdorim detyre dhe falsifikim i dekumentave, sekretar protokolli bashkisë Rrogozhinë, arrest me burg.
Artur Tosku, kryenspektor specialist i IMTV Bashkia Rrogozhinë, arrest shtëpie
Arben Kaja, shpërdorim detyre, specialist IMTV, arrest shtëpie.
Gjyqtar i çështjes ishte Luan Lusha, ndërsa Prokuror Gentian Abazaj.
Këta zyrtarë publik janë akuzuar në bazë të hetimit pro-aktiv rreth 1 vjeçar, ka rezultuar se këta zyrtarë në bashkëpunim me njeri-tjetrin duke abuzuar me detyrën funksionale, kanë falsifikuar dhe tjetërsuar rreth 110.000 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Spille, Kavajë.
(B.H/Faxweb)