Tre ish-punonjëse të Shtëpisë së Fëmijës së Shkodrës janë lënë sot të lira, mes tyre dhe drejtoresha e këtij institucioni, Albana Llazani.
Bëhet me dije se gjykata ka caktuar sot masën ‘detyrim paraqitje’ për Llazanin, Najada Rramollin dhe Rafaela Camajn.
Llazani akuzohet për rastin e 4 vajzave të mitura të shtëpisë së fëmijës të cilat u abuzuan seksualisht dhe për dhunimin brenda institucionit të disa fëmijëve të tjerë.
Ndaj saj rëndojnë akuzat “shpërdorim detyre” dhe “keqtrajtim të të miturve”. (M.D/ Shuplaka)