Prokurori Ervin Karanxha në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë pas përfundimit të hetimeve të procedimit të vitit 2018, mbështetur në neni 327 të Kodit të Procedurës Penale, ngriti akuzën për shtetasen Lediana Mehmeti, lindur në Cërrik dhe banuese në Tiranë (hetuar pa masë sigurimi) për veprën penale “Shpërdorim detyre” të parashikuar nga neni 248 te Kodit Penal.
Në kallëzim dhe në deklarimet e marra pretendohet se drejtuesit ne vartësi të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (F.S.D.K.Sh) me veprimet dhe mosveprimet e tyre kane shkelur dhe kane lejuar shkelje ligjore te ndryshme për tre punonjës te institucionit, të cilët punojnë 8 orë dhe marrin rrogën në institucion dhe njëkohësisht janë specializantë (me dhe pa trajtim financiar nga Ministritë) në Fakultetin e Mjekësisë.
Në hetim janë përfshirë dosjet e kontrollit të spitaleve rajonalë Berat dhe Shkodër (spitalet rajonalë dhe bashkiake kontrollohen nga Drejtoria e Shërbimeve Spitalore Universitare dhe Kontrollit Spitalor).
Pozicioni i punës së drejtorit mbahej nga shtetasja Lediana Mehmeti (e komanduar më 15 dhjetor 2017, emëruar më 15 shkurt 2018).
Nga dosja hetimore rezultoi se shkeljet kryesore ligjore të saj janë në mënyrë të përmbledhur:
1) Me veprime dhe mosveprime kjo shtetase edhe pse kishte për detyre raportimin tek eproret e saj të FSDKSH dhe pranë organeve kompetenteve të gjetjeve të shkeljeve të konstatuara nga vartësit e saj, në spitalet Berat dhe Shkodër e më pas marrjen e masave administrative dhe hartimin e një kallëzimi penal, nuk ka marrë asnjë masë administrative dhe nuk ka bërë asnjë kallëzim penal për ketë fakt.
2) Në shkelje të ligjit dhe pa asnjë procedurë të rregullt ligjore, ka shkarkuar punonjës me eksperiencë të këtij institucioni duke favorizuar punonjës të tjerë të institucionit që nuk plotësonin kushtet dhe kriteret e nevojshme ligjore, kjo me qëllim uljen e kontrollit dhe efikasitetet të institucionit për përfitime personale apo për të tretë.
1-Nga kjo drejtori në vitin 2018, është ushtruar kontroll në spitalet Berat dhe Shkodër në bazë të kontratës dhe bazës ligjore. Nga akt verifikimi projekt raporti dhe raporti final ka rezultuar se spitalet rajonale Berat dhe Shkodër kanë prokuruar medikamente dhe materiale spitalore në kundërshtim me ligjin dhe aktualisht për personat përgjegjës Gjykata me vendimet e datës 22.09.2018 dhe 19.09.2018, ka vendosur masë sigurimi personal.
Faktet e mësipërme i janë raportuar nëpërmjet akteve te mësipërme të kontrollit drejtueses së institucionit dhe ishte detyra e saj që për këto akte korruptive të raportuara fare qartë nga vartësit e saj të merrte masat administrative dhe të bënte kallëzim penal.
Gjithashtu nëpërmjet Raportit të Auditit të Brendshëm të datës 17.10.2018 dhe ai final i datës 21.11.2018, shkeljet lidhur me spitalin Berat janë konstatuar institucionit, i cili ka gjetur përgjegjëse për këto shkelje shtetasen Lediana Mehmeti.
Kjo shtetase me dashje nuk i ka pasqyruar shkeljet në dokumentacion shkresor shkeljet dhe me qëllim ka shmangur evidentimin e përgjegjësive përkatëse për punonjësit e spitaleve Berat dhe Shkodër e si rrjedhojë këto shkelje nuk janë pasqyruar në vendimin përfundimtar që drejtoria ka marrë lidhur me problematikat e konstatuara.
Drejtuesi i institucionit, kishte përgjegjësi për konstatimin e përgjegjësve të këtij fakti, marrjen e masave administrative (ndërprerje të marrëdhënies se punës dhe masë dëmshpërblimi etj) si dhe më pas në bazë të rregullores së mësipërme dhe në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale ta kallëzonte në organet përkatëse këtë fakt. Ajo edhe pse është vënë në dijeni me dashje dhe me qëllim nuk e ka kryer detyrën e saj dhe me mosveprime ka konsumuar elementet e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” (përsa i përket mospasqyrimit dhe mosmarrjen e masave për shkeljet administrative) si edhe nuk ka treguar krimet e ndodhura pasi ajo nuk ka njoftuar lidhur me këtë krim organet kompetente për këtë vepër penale, e cila ndiqet kryesisht.
Në DAPSHET ka patur 55 punonjës “de facto”. Gjithashtu, ka patur midis sektorëve të tjerë edhe 4 sektorë kontrolli: Sektori i Kontrollit Financiar Spitalor, Sektori i Kontrollit Mjekësor Spitalor, Sektori i Kontrollit Spitalor Universitar dhe Sektori i Kontrollit të Farmacive të Spitaleve. Sipas Relacionit të Fondit “Për një ndryshim në numrin e përgjithshëm të punonjësve të FSDKSH”; Vendimit nr.14 dt.02.02.2018 të Drejtorit të Përgjithshëm të Fondit “Për miratimin e strukturës organizative, strukturës së brendëshme dhe të rregullores për organizimin, funksionimin dhe përshkrimet e punës së Fondit”, si dhe shkresës nr.631/3 prot. dt.02.02.2018 “Mbi ndryshimin e organikës, strukturës dhe përshkrimeve të punës” dhe me Rregulloren e Organizimit dhe Funksionimit të DAPSHET, Sektori i Kontrollit Spitalor Universitar u bë Sektori i Monitorimit dhe Kontraktimit të Paketave, pra ndryshoi emërtim dhe u shkurtua numri i punonjësve nga 7 në 4 persona. DAPSHET në vend që të shkurtonte numrin e punonjësve të këtij sektori, i largoi të gjithë nga puna dhe në këtë sektor punësoi punonjës nga sektorët e tjerë që u suprimuan dhe në pozicionet e lira që u krijuan dhe në pozicionet vakante në DAPSHET. Kurse 3 sektorët e tjerë DAPSHET-i i suprimoi në vend që këta sektorë të transferoheshin pranë Fondit meqë sipas Relacionit të Fondit dt.22.09.2017 “Për një ndryshim në numrin e përgjithshëm të punonjësve të FSDKSH” kopetencat dhe detyrat e këtyre sektorëve, kalonin në Drejtorinë e Kontrollit pranë Fondit .
Në total numri i punonjësve të largua nga puna prej DAPSHET-it ishte 37, nga të cilët edhe pse ju suprimua pozicioni i mëparshëm i punës, u mbajtën në punë 6 punonjës duke i emëruar në Sektorë të tjerë që nuk u suprimuan. Emërimi i këtyre punonjësve u bë pa konkurs të brendëshëm dhe pa asnjë kriter përzgjedhje midis punonjësve që u pushuan nga puna dhe atyre që u mbajtën në punë.
Emërimi pa konkurs të brendshëm dhe pa asnjë kriter përzgjedhje i punonjësve që u mbajtën në punë, u vërtetua me urdhërat e emërimit të këtyre punonjësve. Në këta urdhëra, titullari nuk citon që u zhvillua konkurs dhe që punonjësi u shpall fitues.
Urdhërat e largimit të 37 punonjësve janë bërë në të njëjtën ditë dhe nuk është repsektuar procedura kolektive e largimit nga puna.
Nga urdhërat e largimit, duke parë edhe masën e shpërblimit për vjetërsi, rezulton se punonjësit e larguar kanë patur vjetërsi në punë mbi 5 vjet. Nga procesverbalet që janë mbajtur midis çdo punonjësi dhe komisionit të ristrukturimit të DAPSHET-it, rezulton se takimi është bërë për t`i njoftuar punonjësve shkakun se “u ristrukturohet dhe riemërtohet vendi i punës”, kurse në urdhërat e largimit nga puna, u është paraqitur shkaku i “suprimimit të vendit të punës”. Pra, DAPSHET ka shkelur “mirëbesimin e marrëdhënieve të punës” që buron nga neni 11/1 i Kodit të Punës. Gjatë gjithë procesit të ristrukturimit, DAPSHET duke mos i informuar punonjësit për procesin sesi u krye ristruktur