Kryetarja e Bashkisë e qytetit italian San Germano Vercellese, Michela Rosetta ndodhet në arrest shtëpie për arsye racizmi, diskriminimi dhe abuzimi me ndihmat e ofruara nga shteti për personat në nevojë.
Ajo kishte mbikëqyrur personalisht shpërndarjen e ndihmave, por përmes përgjimeve telefonike është konfirmuar që ajo nuk u kishte dhënë ndihma familjeve të varfra me shumë fëmijë apo të huajve, por pakot me ushqime ua kishte shpëndarë familjeve që nuk kishin të drejtë t’i marrin.
Ndërsa një nënë me shumë fëmijë kishte kërkuar që të merrte pakon që i takonte, asaj i është refuzuar kërkesa për arsye fetare. Kryetarja Michela Rossetta e cila është anëtare e Ligës, parti e qendrës së djathtë mësohet se edhe më parë kishte qenë e përfshirë në vepra që bien në kundërshtim me ligjin.