Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj ka lënë Amerikën për pak kohë për të shkuar në vendlindjen e saj, në Malësinë e Tuzit.
Ajo ka ndarë me ndjekësist eksperienca nga ato që me siguri nuk i jeton në SHBA, si ajo e të shkulurit të qepëve. Por ditën e sotme Emina ka ndarë një video ku duket se i jep makinës me vajzën e saj të madhe përpara. Diçka të tillë kurrë nuk do të guxonte t’a bënte në Amerikë, pasi me siguri do të merrte një gjobë të majme nga policia apo dhe më keq se kaq.
Gjithmonë fëmijët në shtetet e botës qëndrojnë të ulur në sediljen e tyre të posaçme. Por meqënë se është në Malin e Zi, i ka bërë qejfin vogëlushes jashtë rregullave strikte. Ajo ka zgjedhur një rrugë pa trefik dhe ka treguar kujdes në drejtimin e makinës.