13:54 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Abuzuan në grup me 15-vjeçaren në Mirditë, 6 muaj pas arrestimit, familjarët e 5 ‘përdhunuesve’: E kanë sajuar për të përfituar azil, ajo provokonte me foto…

11:14 | 05/11/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Abuzuan në grup me 15-vjeçaren në Mirditë, 6 muaj pas arrestimit, familjarët e 5 ‘përdhunuesve’: E kanë sajuar për të përfituar azil, ajo provokonte me foto…

6 muaj pas arrestimit, familjaret e 5 personave të vënë nën akuzë për përdhunimin e 15-vjeçares në fshatin Tarazh të Mirditës kanë thyer heshtjen, duke folur për mediat.

Pasi janë njohur me dosjen hetimore e cila tashmë është dërguar për gjykim nga Prokuroria, familjaret pretendojnë se kjo çështje tëresisht e sajuar dhe nuk ka asnjë prove që vërtetojnë akuzat e ngritura.

Nëna e 17-vjeçarit A. Gj pranon faktin se i biri ka patur lidhje dashurie me vajzen, por asnjëherë nuk e kërcënuar dhe shantazhuar dhe kjo është faktuar dhe përmes ekspertizës që i është bërë telefonit.

“Kjo akuzë që nuk është aspak e vërtetë, ata kane pasur lidhje si adoleshentë. Kanë pasur biseda me njëri tjetrin si dy të dashuruar, është një kërkesë e asaj që të shkembenin foto. Me 17 maj në orën 5 kanë ardhur policët e Rrëshqenit dhe e kanë kërkuar Artanin. Ata kanë thënë që do të sqarojnë një gjë të vogël, vëllai ka dalë me ta për te komisariati dhe kështu iku dhe djali im.

Ajo e ka provokuar me foto, djali im nuk është fajtor”-tha ajo.

Ndërsa babai i Artan Kaçorrit thotë se e gjithë kjo histori është sajuar nga familja e 15-vjeçares me qëllimin e vetem për të përfituar Azil në vendet e Bashkimit Evropian.

“E vërteta është një ndërthurje vecantë sepse nuk I përket familjes time kjo akuzë, i gjithë ky shantazh e ngarkesë. E them me plot gojën shumë nga mediat unë jam masakruar si familje dhe nuk e di se kush po e bën drejtësinë në Shqipëri, e bën prokurori e gjyqtari apo e bën media.

Nuk masakrohet një fshat i tërë, një minoren ashtu si vajza e atij zotërisë për një jetë më të mirë, për një azil.

Sikur të na kishte kërkuar ti jepnim dicka nuk do të ishim në këtë pozicion, ata mendojnë se do të përfitojnë por nuk do të ndodhë.

Familja ime që thuajse e njeh gjithë zona dhe si e tillë nuk kam dasht të cenoj aspak organin e akuzës dhe të mos më thonë që ndërhyra dhe sot jam totalisht I zhgënjyer. Nuk e kuptoj si mund të mbahet një minoren pa asnjë arsye, duhet të ishte ajo familje në burg, jo nipi im.

I kam dërguar kërkesat sektorit akuzës dhe gjyqësorit edhe nëse tokën e shes kete cështje nuk e le. Një fëmijë 14 vjec kam 5 në burg dhe 7 8 jashtë, kjo nuk do shkencë për ta gjykuar pasi nuk i thonë shaka por 5 familje të masakruara”-u shpreh ai.

Familjaret e 5 të akuzarve për përdhunim kërkojnë zbardhjen e së vërtetes dhe vendosjen e drejtësisë, pasi sipas tyre ata po mbahen padrejtësisht në burg.

Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe A.GJ akuzohen për marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç të kryer në bashkëpunim.

Dosja hetimore është dërguar për gjykim, por tre seancat e para praprake gjyqësore kanë dështuar për shkak të mungeses së Prokurorit Ylli Pjeternikaj, ndaj të cilit avokatet e të arrestuarve kanë bërë ankim në organet e larta të drejtësisë.

Kujtojmë se kjo ngjarje tronditi gjithë opinionin publik 6 muaj më parë.

15-vjeçarja dyshohet se ka pasur lidhje me njërin nga 5 personat e arrestuar. Ai i ka bërë video dhe më pas e ka shantazhuar dhe e ka detyruar që të kryejë marrëdhënie me persona të tjerë që prej muajit janar.

(E.D/faxweb.al)

Pas

Zhduket biznesmeni në Tiranë, prej 2 javësh pa kontakt me familjen, i gjejnë vetëm celularin

Para

Shteti më i mirë në botë gjendet në Europë, zgjidhet në krye për të pestin vit rradhazi

Para
Shteti më i mirë në botë gjendet në Europë, zgjidhet në krye për të pestin vit rradhazi

Shteti më i mirë në botë gjendet në Europë, zgjidhet në krye për të pestin vit rradhazi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me dy të plagosur në aksin Fier-Lushnje, përmbysen ‘Benzi’ dhe motoçikleta

Me pretendimin se do i paguante detyrimet tatimore, 33-vjeçari i zhvat 10 mijë euro tregtarit

Panik në aeroportin e Antalias, avioni bën ulje emergjente dhe evakuohet pasi filloi t’i dilte tym nga rrotat

Japoni, një grua vdes teksa përpiqej të largohej nga zona e goditur nga cunami

Delvinë/Ndezën zjarr në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kalasë , nën hetim 3 autorët e dyshuar

“Ukraina do jetë Vietnami i Trumpit”, strategjia e re e Putinit: Lufta vazhdon duke sfiduar SHBA-në

Kina i bën thirrje Izraelit të heqë rrethimin ndaj Gazës

Berisha publikon të tjera të dhëna tronditëse nga laptopi: Patronazhistët i kanë shtrirë tentakulat edhe në diasporë

Spiropali në Gjenevë: Multilateralizmi dhe bashkëpunimi parlamentar, kyç për paqen dhe drejtësinë globale

Berisha shpërthen ndaj Kodit Penal: “Atentat ndaj fjalës së lirë , po mbrohen Dumanët e regjimit!”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.