Francesco Acerbi doli në konferencën për shtyp në “Coverciano”. Mbrojtësi i kombëtares italiane, i cili mbërriti mëngjesin e sotëm së bashku me lojtarët e tjerë të Interit, të angazhuar në finalen e Stambollit të shtunën në mbrëmje, bëri prognozën e finaleve të Ligës së Kombeve që do të luhen në Holandë mes të enjtes dhe së dielës. Në gjysmëfinale, axurrët do të përballet me Spanjën, të enjten në mbrëmje.
Në çfarë kushtesh emocionale arrini ju interistët në kombëtare?
Ne ende duhet të jemi krenarë për atë që kemi bërë, por ka pak hidhërim. Finale, bravo, bravo…, por nëse nuk e ngrini trofeun, nuk ka asgjë të shkruar dhe kjo ju gërryen. Ndjenja ime nga fusha ishte se na mungonte vetëdija se vërtet mund ta lëndonim Manchester City. U fol shumë se sa të fortë ishin “qytetarët” dhe paguam për këtë disi në mënyrë të pandërgjegjshme. Edhe City kishte frikë nga ne, bëmë gjithçka për të siguruar që Champions-i të vinte në Milano… Sa keq, më vjen shumë keq.
Çfarë mund të thuhet për këtë edicion të futbollit italian?
Është një vit i rëndësishëm për Italinë, diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Nuk e di nëse është fillimi i diçkaje… Premier League angleze është më e forta për momentin, por ne jemi Italia. Një vend me shumë lojtarë të fortë, shumë të rinj që mund të luajnë. Dëshmi se futbolli italian është ende në një nivel të shkëlqyer. Edhe në kombëtare duhet të rikuperojmë, e dimë vlerën tonë dhe çfarë duam të bëjmë. Duam të japim më të mirën tonë.
A keni kujtime nga Berlusconi? Çfarë kundërshtari është Spanja?
I dërgoj ngushëllimet më të thella të gjithë familjes së tij. Ai ishte një njeri brilant, gjithmonë me buzëqeshje, një iluminist, sipërmarrës i madh. Më goditi lajmi për ndarjen e tij nga jeta, më vjen shumë keq. Sa për Spanjën, kemi respekt, por jo frikë. Ne i dimë pikat e forta dhe të dobëta të saj. Është një ndeshje e rëndësishme, duam të fitojmë dhe të shkojmë në finale.
A jeni gati për të enjten?
Një ditë pas finales në Stamboll kam menduar se çfarë mund të kishim bërë më shumë, kam analizuar rrugëtimin dhe humbjen. Këto rezultate janë pjesë e jetës. E rëndësishme është të bësh çdo ditë e më mirë. Ti je në ekipin kombëtar dhe tani koka jote është këtu, për ndeshjen e së enjtes. Është një ndeshje që përgatitet vetë.
A ishte finalja e së shtunës një mundësi e papërsëritshme? Çfarë përshtypje të la Haaland?
Ai është dy herë më i fortë si lojtar se ai me të cilin u përballa tri vite më parë, kundër Dortmundit. Një sulmues i madh, por bëri një punë të shkëlqyer ekipore. Pas ndeshjes, zero mendime, për dhjetë minuta nuk doja të flisja me askënd. E pashë si mundësi të papërsëritshme kur mendova paraprakisht për ndeshjen, por brenda fushës mendova vetëm të jap gjithçka. Fillimisht mendon për gjithçka, pastaj ndihesh keq për humbjen.
A mendoni për thirrjet “Acerbin nuk e duam” verën e kaluar nga fansat?
Jam mjaft i fortë, nuk më intereson. Ajo që më dha energji dhe forcë është ajo që dua, të shkoj më tej dhe të mos i bëj të tjerët të lumtur. Për një buzëqeshje të vogël më pikturuan si tifozë të Milanit dhe kjo më lëndoi pak, sepse si profesionist dhe njeri askush nuk duhej të vinte në dyshim angazhimin tim. Kjo për çdo ekip për të cilin kam luajtur. Por thashë se duhet të vazhdoj, është pasioni dhe jeta ime dhe për këtë jam krenar nga vetja.
Cilat janë synimet tuaja në këtë pikë?
Synimet e mia janë të fitoj trofe. Qëllimi im i vetëm është që kur të mbaroj futbollin të them se kam dhënë gjithçka për atë që përfaqësoj.
Ndoshta keni pasur sezonin tuaj më të mirë në karrierën tuaj. Si e shpjegoni që erdhi 35 vjeç?
Pas sëmundjes sime kam qenë gjithmonë në ngritje, gjithmonë kam luajtur sezone të mira. Është gjithmonë ajo që dëshironi të bëni kur të rriteni. Përpiqem të vazhdoj më më të mirën time, pastaj uria, dëshira dhe vullneti nuk më mungojnë.
Si e përjetuat Kupën e Botës nga televizori?
Ishte një goditje e rëndë. Ne ishim kampionë të Evropës dhe ndoshta nuk u kualifikuam për fajin tonë. Sidoqoftë duhet të shikojmë anën më të mirë, fituam Kampionatin Evropian dhe tani shohim Ligën e Kombeve, me ndeshje të rëndësishme. Duam t’i fitojmë këto dy ndeshje dhe të bëjmë tonën Ligën e Kombeve. Ne do të japim diçka shtesë për ta bërë këtë.