Ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen e saj të 27-të vajza e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, Adela Sollaku. Ajo e ka festuar ditëlindjen duke organizuar një festë ku midis të ftuarve nuk mungonin as miqtë e saj më të ngushte, si fashionistja Lori Hoxha dhe i dashuri i saj Vis Bajraktari. Po kështu e ftuar ka qenë edhe motra e Lorit, Sara, e cila vetëm pak kohë më parë është bërë nënë.
Adela ka publikuar në rrjete sociale imazhe nga kjo festë. Ndërkohë në këto foto vihet re mungesa e Ledrit Vulës në këto foto. Vetëm pak muaj më parë u përfol për një lidhje dashurie midis Adelës dhe Ledrit por ndoshta edhe çifti mund të jetë ndarë kohët e fundit. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post