Këngëtarja me famë botërore, Adele habiti me ndryshimin e saj drastik në peshë. Ajo ia doli të humbë plot 45 kg, ndërkohë që fundmi ka ekspozuar edhe trupin e saj, teksa ka publikuar një foto me bikini.
Por kjo foto ka ngjallur reagime të shumta në mediat sociale, pasi ndjekësit e kanë akuzuar atë për përvetësim kulturor, ku këngëtarja është shfaqur me stil xhamajkan edhe në flokë, ndërkohë që ka bikni me flamurin e Xhamajkës.
“Ajo çfarë quhet Karnavalet e ‘Notting Hills’ në Britaninë time të dashur”, shkruan këngëtarja krahas fotos duke treguar kështu se është veshur në atë mënyrë për të festuar karnavalet.
Komentuesit e shumtë në mediat sociale shpërthyen kundër modelit të saj të flokëve duke e cilësuar si”krejtësisht të panevojshëm” dhe duke kërkuar që Adele, “Të ndalojë përvetësimin e kulturës së Zezë”. “Nyjet Bantu nuk janë për ty. Periudha”, përfunduan ata.