Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon përmes një lidhje Skype, nga ku tregoi rutinën e këtyrë ditëve në vetizolim. Sa i përket marrëdhënies me të shoqin, Adelina pranoi se ka pasur edhe zënka për arsye të vogla, por mes tyre ka dashuri pafund.
E pyetur nga Bieta nëse i gatuan të shoqit çdo natë pjatën e dëshiruara, ajo tregoi se ky i fundit nuk është person i fiksuar pas ushqimit.
“Burri im nuk është tip që ha shumë. Ai do vetëm mishin dhe nuk është tip që ha shumë natën. Dëshiron vetëm çokollatë nëse i jap dhe është njeriu më i lumtur në botë. Dashurinë ia merr edhe me diçka të vogël”, tha ndër të tjera ajo.
Ndërkohë Adelina foli dhe për mundësinë e sjelljes në jetë të një fëmije të dytë, ku tha se nuk e përjeton mirë shtatzëninë, pasi me Jonin shtoi shumë kile.
Ajo tha se periudha e pritjes së ëmbël për të ishte e vështirë, pasi edhe temperaturat e larta e përkeqësonin edhe më shumë situatën. “Nuk do e lë Jonin vetëm, po e mendojmë një fëmijë të dytë”, tha këngëtarja ndër të tjera.
Discussion about this post