Adelina Ismaoli ka uruar të gjithë fansat e saj në rrjetet sociale për këtë vit të ri. Në foton e publikuar në Facebook Adelina shihet përkrah bashkëshortit të saj Vali ku ka treguar edhe për herë të parë barkun e madh të shtatzanisë.
E veshur nën një fustan të zi asaj i duken edhe kilogramët e marrë në këto muaj shtazanie. “Urime miq. 2017 qoftë një vit më i mirë për të gjithë ne. Ju dua. Gëzuar!”, shkruan Adelina në mbishkrimin e fotos.