18:18 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Ademi i kundërpërgjigjet Ramës: Fondet mos ia ke dërguar gabimisht bashkisë së Kavajës

21:31 | 01/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ademi i kundërpërgjigjet Ramës: Fondet mos ia ke dërguar gabimisht bashkisë së Kavajës

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi reagon pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama mbi rikonstruksionin e “Kafes së Madhe”.

Sipas Ademit, Rama është i keqinformuar, pasi ndoshta fondet i kanë shkuar bashkisë së Kavajës në vend të asaj të Shkodrës. Ajo shton se deri më tani Bashkia ka marrë vetëm një njoftim nga Ministria e Kulturës, ku thuhet së është miratuar kërkesa për azhornimin e projektit “Kafja e Madhe Shkodër”, por për leje nuk është aplikuar akoma.

“Dikush t’i thojë Edi Ramës se e kanë informuar gabim!
Dikush ta pyesë mos fondet për “Kafen e Madhe” i kanë shkuar Bashkisë së Kavajës?
Për të qenë transparent dhe të vërtetë me publikun, bëj me dije se në lidhje me projektin për “Kafen e Madhe” Bashkia Shkodër ka marrë vetëm një njoftim nga Ministria e Kulturës për miratimin e kërkesës mbi azhornimin e projektit “Kafja e Madhe Shkodër”. Gjithnjë për të qenë transparent publikoj të vetmin komunikim që kemi pasur nga Ministria e Kulturës.
Hapi i radhës është që subjekti të aplikojë për leje. Në Bashkinë Shkodër nuk ka mbërritur asnjë aplikim për leje. 
Bashkia Shkodër dhe të gjithë qytetarët e Shkodrës mirëpresin çdo investim për “Kafen e Madhe”, që në Shkodër është një simbol. Bashkia Shkodër është e gatshme të japë lejen për këtë investim. 
Rama po na thotë që Bashkia nuk jep leje, ndërkohë që ai nuk ka aplikuar për leje! Mirëse të vini për të marrë lejen!”, reagon kryebashkiakja.

Pas vizitës së sotme në Shkodër ku u prit me protesta, kryeministri Edi Rama deklaroi në Twitter se Voltana Ademi nuk jepte leje për restaurimin e “Kafes së Madhe” në Shkodër. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: edi ramaVoltana Ademi
Pas

“Kujt i trembet Ilir Meta? Pse e sulmojnë PS dhe PD”

Para

Shëndetësi “falas” me 60 mijë lekë të reja për një ndërhyrje (VIDEO)

Para
Shëndetësi “falas” me 60 mijë lekë të reja për një ndërhyrje (VIDEO)

Shëndetësi “falas” me 60 mijë lekë të reja për një ndërhyrje (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjermania del hapur pro Izraelit, kancelari Merz: Regjimi i mullahëve ka sjellë vetëm vdekje dhe shkatërrim në botë

Zv/presidenti i SHBA, JD Vance paralajmëron: Trump mund të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundër Iranit

Garda Revolucionare: Ushtria iraniane ka goditur qendrën e inteligjencës ushtarake izraelite në Tel Aviv”, Garda Revolucionare deklaratë

Ambasadori i Iranit, deputetëve britanikë: S’kemi ndërmend të krijojmë bombën bërthamore

Sezoni turistik në Vlorë, mungojnë hapësirat publike, 150 biznese pajisen me leje

Efektivët 12 orë në punë në zonat bregdetare, kufizohet lëvizja e mjeteve të rënda

Nuk ka qetësi në Lindjen e Mesme! Ushtria iraniane godet qendrën e inteligjencës ushtarake izraelite në Tel Aviv

Iran: 35 gra dhe 10 fëmijë midis viktimave që nga nisja e sulmeve, 1 800 të plagosur

“Thellësisht i shqetësuar”- Presidenti kinez komenton për herë të parë konfliktin Izrael-Iran

Sulmet Izrael-Iran, Trump mbledh Kabinetin e Sigurisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.