16:57 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aderimi i Shqipërisë në SEPA, ministri Mete: Pritshmëritë janë për një vendim brenda këtij viti

11:46 | 17/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aderimi i Shqipërisë në SEPA, ministri Mete: Pritshmëritë janë për një vendim brenda këtij viti

Ministri i Financave, Ervin Mete, ishte sot në një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështjet Europiane, lidhur me hapat e ndërmarrë dhe procesin e aderimit të Shqipërisë në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA).
Në fjalën e tij, Ministri Mete bëri përmbledhje të zhvillimeve dhe hapave të ndjekur deri më tani për aderimin e vendit në SEPA, të cilat kanë qenë të shtrira edhe në një kontekst rajonal, aderim që përbën një masë të parashikuar në Planin e Rritjes të Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministri Mete theksoi faktin se Shqipëria është në një fazë të avancuar, edhe krahasuar me rajonin, sa i përket përmbushjes së kritereve dhe rreth një muaj më parë, më 13 qershor, dorëzoi zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në SEPA.

Ministri tha se pritshmëritë janë që brenda këtij viti të merret një përgjigje në lidhje me anëtarësimin e mundshëm në SEPA, në mënyrë që më tej vitin e ardhshëm të vijohet me implementimin e plotë të procesit.
“Aderimi në SEPA pritet të sjellë përfitime të shumëfishta për Shqipërinë, për qytetarët, për bizneset dhe për ekonominë e vendit në përgjithësi. Pagesat mes anëtarëve në SEPA janë po aq të thjeshta dhe të lira, sa janë edhe pagesat kombëtare. Në këtë mënyrë, me aderimin e vendit në SEPA, qytetarët dhe bizneset do të mund të kryejnë transferta dhe pagesa sikur të ishin qytetarë të vendeve të BE-së”, u shpreh Ministri i Financave.

Referuar të dhënave të Bankës Botërore, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor shpenzojnë gjashtë herë më shumë se ekonomitë e vendeve të BE-së për të realizuar pagesa ndërkombëtare. Nga ana tjetër, bizneset dhe konsumatorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor përballen me kohë të gjata përpunimi për dërgimin dhe marrjen e pagesave, të cilat mund të kthehen edhe në pengesa për investimet ndërkufitare. Me aderimin në SEPA, tha Ministri Mete, këto kosto dhe koha e përpunimit do të reduktohen ndjeshëm, duke lehtësuar kështu tregtinë me vendet evropiane.
Anëtarësimi në SEPA, vijoi Ministri Mete, do të lehtësojë dhe do të bëjë më pak të kushtueshme lëvizjen e fondeve nga vendet e BE-së në drejtim të Shqipërisë për qëllime investimi, jep akses në sisteme moderne pagesash, më efikase dhe më të sigurta.

Nga ana tjetër, Ministri tha se përafrimi i sistemeve tona të pagesave me ato të vendeve europiane do të rrisë atraktivitetin tonë edhe si destinacion investimi dhe pritet të ketë kontribut të rëndësishëm edhe në sektorin e turizmit, duke i krijuar më shumë lehtësi turistëve evropianë, për pagesa më të shpejta dhe me kosto më të ulët, sikur të ishin në vendet e BE-së, apo në vendet e tyre të origjinës.
Ministri theksoi se integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në SEPA sjell përfitime të rëndësishme ekonomike dhe është gjithashtu hapi i parë i integrimit de facto të rajonit në një element të rëndësishëm të tregut unik evropian.

Sa i përket përgatitjeve për aderimin në SEPA, Ministri informoi se ato janë shoqëruar me diskutime të vazhdueshme me institucionet e Bashkimit Europian dhe me vendet e rajonit në nivel ministrash të Financave dhe Guvernatorëve të Bankave Qendrore.

Ministri theksoi se në këtë proces ka luajtur një rol domethënës edhe Banka Botërore, e cila ka mbështetur dhe vijon të mbështesë me asistencë dhe ekspertizë vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e aplikimit dhe plotësimit të kritereve ligjore për t’u bërë pjesë e SEPA-s.

Ministri Mete sqaroi se procesi i SEPA-s ndodh në një kuadër më të gjerë të Planit të Rritjes, i cili u prezantua nga Komisioni Evropian në nëntor të vitit 2023, ndërsa në maj të këtij viti, pas miratimit, hyri në fuqi “Fondi i Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, ku parashikohet kuadri i mbështetjes financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor, me synim rritjen e konvergjencës socio-ekonomike mes rajonit dhe BE-së dhe përshpejtimin e ritmit të reformave.

Pas

Rama porosi kryebashkiakëve: Monitoroni Kadastrën!

Para

“U ndërhy në sistem për të ndryshuar datën e skadencës së ilaçeve”, debat i fortë tek “Shëndetësia”, Vokshi: Koçiu duhet të jepte dorëheqjen!

Para
“U ndërhy në sistem për të ndryshuar datën e skadencës së ilaçeve”, debat i fortë tek “Shëndetësia”, Vokshi: Koçiu duhet të jepte dorëheqjen!

“U ndërhy në sistem për të ndryshuar datën e skadencës së ilaçeve”, debat i fortë tek “Shëndetësia”, Vokshi: Koçiu duhet të jepte dorëheqjen!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Venezuela akuza Ekuadorit e Kolumbisë: Dërguan mafien shqiptare për të na sabotuar

AMP ekzekuton 4 urdhëra ndalimi për tre punonjës policie dhe një doganier

Venezuela akuza Ekuadorit e Kolumbisë: Dërguan mafien shqiptare për të na sabotuar

Mbretëria e Bashkuar pezulloi negociatat, reagon Izraeli: Bisedimet nuk po përparonin nga qeveria britanike

Qeveria ligj të ri për koncesionet, jo më bonus për ofertat e pakërkuara! Oferta dhe çmimet do publikohen me detyrim, krijohet njësia e zbatimit të kontratës

Itali/ Porositi drekë me peshk në restorant, shqiptarit i ‘servirin’ prangat në pjatancë! Arrestohet në sy të së dashurës që e strehonte, i dënuar me 6 vite burg për narkotrafik

Sot do festonte ditëlindjen/ Prindërit e Ilarias përkujtojnë të bijën, ndërtojnë memorial në vendin ku u gjet trupi i pajetë! I ati: Gëzuar ditëlindjen princesha ime! Më mungon shumë

Lufta në Ukrainë/ Kryediplomati gjerman, Wadephul me tone të ashpra: BE-në s’do ta pengojë asgjë t’i vendosë sanksione të mëtejshme Rusisë

Çudira alla shqiptare, KQZ numëron më shumë vota sesa ka marrë nga diaspora!

Lufta në Ukrainë, presidentja e Komisionit Evropian: Miratuam paketën e 17-të të sanksioneve ndaj Rusisë, po përgatisim të 18-ën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.