08:52 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Administrata Trump kërkon të anulojë kontratat federale me Harvardin me vlerë rreth 100 milionë dollarë

18:38 | 27/05/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Administrata Trump kërkon të anulojë kontratat federale me Harvardin me vlerë rreth 100 milionë dollarë

Shtëpia e Bardhë po i kërkon agjencive federale të anulojnë të gjitha kontratat e mbetura me Universitetin e Harvardit – që përbëjnë gjithsej rreth 100 milionë dollarë – kanë deklaruar për CNN dy zyrtarë të lartë të administratës Trump. Ky është goditja më e fundit ndaj këtij universiteti, i cili ka refuzuar t’i bindet kërkesave të njëpasnjëshme të administratës, në kuadër të një sulmi më të gjerë dhe politik ndaj universiteteve amerikane.

“Ne rekomandojmë që agjencia juaj të ndërpresë për arsye praktike çdo kontratë që konsideron se nuk përmbush standardet e saj,” thuhet në një letër të dërguar të martën për zyrtarët e prokurimeve nga Josh Gruenbaum, përfaqësues i Administratës së Shërbimeve të Përgjithshme (GSA). Gruenbaum është gjithashtu autor i një letre të dërguar Harvardit në prill, ku i paraqiteshin një sërë kërkesash lidhur me qeverisjen dhe kurrikulën – të cilat universiteti i ka refuzuar.

Sipas New York Times, i cili raportoi i pari për këto shkurtime të reja të planifikuara, ato vijnë pas 2.65 miliardë dollarësh në fonde federale të ndërprera më herët ndaj Harvardit. Shtëpia e Bardhë njoftoi para gati dy muajsh se po rishikonte rreth 9 miliardë dollarë në kontrata dhe grante që qeveria kishte planifikuar t’i akordonte Harvardit gjatë disa viteve.

Letra e së martës përsërit një listë ankesash ndaj universitetit, përfshirë pretendimet se Harvard “vazhdon të kryejë diskriminim racor” në procesin e pranimeve – një çështje që ka qenë objekt i një vendimi historik të Gjykatës së Lartë – si edhe se tregon “mungesë shqetësimi për sigurinë dhe mirëqenien e studentëve hebrenj.”

CNN ka kontaktuar avokatët e Harvardit. Në javët e fundit, ky universitet është bërë objekt i sulmeve të shumta nga Shtëpia e Bardhë, e cila e sheh atë si përfaqësues të asaj që e quan një axhendë liberale dhe “woke”. Harvardi ka refuzuar një pjesë të madhe të kërkesave të qeverisë, si dorëzimin e dosjeve të plota të sjelljes së studentëve të huaj dhe lejimin e auditimeve për të konfirmuar nëse universiteti ka rritur “diversitetin e pikëpamjeve.” Megjithatë, zyrtarët e universitetit thonë se po respektojnë vendimin e Gjykatës së Lartë që rrëzoi politikat e pranimeve sipas përkatësisë racore (affirmative action) dhe se kanë ndërmarrë hapa për të luftuar antisemitizmin në kampus.

“Nuk e di saktësisht se cilat janë motivimet, por di që ka njerëz që po zhvillojnë një betejë kulturore,” tha presidenti i Harvardit, Alan Garber, në një intervistë për NPR, e regjistruar para se të bëheshin publike planet për shkurtime të reja dhe e transmetuar të martën.

“Nuk e di nëse kjo është ajo që po e shtyn administratën,” shtoi Garber.

“Ata nuk e pëlqejnë atë që po ndodh në kampuset universitare dhe ndonjëherë nuk e pëlqejnë atë që ne përfaqësojmë.”

Departamenti i Arsimit i SHBA-së ka paralajmëruar universitetet amerikane për pasoja të mundshme nëse nuk marrin masa të mjaftueshme për të mbrojtur studentët hebrenj dhe, në mënyrë të veçantë, ka kërcënuar me ndërprerje të fondeve federale çdo institucion akademik amerikan që merr në konsideratë përkatësinë racore në shumicën e aspekteve të jetës studentore.

Harvardi është kritikuar në të dyja drejtimet. Universiteti më i vjetër dhe më i pasur në vend ka paditur muajin e kaluar administratën Trump për ngrirjen e 2.2 miliardë dollarëve në grante dhe kontrata federale, e cila u pasua me ndalimin e një shume shtesë prej 450 milionë dollarësh.

Javën e kaluar, administrata Trump i hoqi Harvardit të drejtën për të regjistruar studentë të huaj, një veprim që u bë objekt i një seance të shkurtër telefonike me avokatët, pasi një gjyqtar federal e pezulloi përkohësisht. Universiteti ka argumentuar se kjo masë, që i mohon certifikimin në Programin e Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit, është një “hakmarrje e qartë” për refuzimin e kërkesave të qeverisë me motiv ideologjik.

Presidenti Trump ka kërcënuar gjithashtu se do të ndërpresë edhe 3 miliardë dollarë të tjerë në grante federale për Harvardin dhe se do t’i heqë universitetit statusin e përjashtimit nga taksat.

Pas

Kandidatja e PD-së në Durrës ankimim në KQZ, pse Ulliri pretendon mandatin e Ndojës

Para

Kosova merr nën kontroll edhe një objekt tjetër në Leposaviç

Para
Kosova merr nën kontroll edhe një objekt tjetër në Leposaviç

Kosova merr nën kontroll edhe një objekt tjetër në Leposaviç

 



Të Fundit

Identifikohen 3 autorë vjedhjesh në banesa dhe në lokale, arrestohen 2 prej tyre, tjetri në kërkim

Vijon ngërçi institucional në Kosovë, sot tentativa e 27 për konstituimin e Kuvendit

Sot seancë plenare/ Nga bashkëpunimi me BE për doganat te projektligji për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë me Ukrainën, çfarë pritet të diskutohet

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.