02:46 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Administrata Trump s’e mbështet protestën e PD?

20:10 | 26/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Administrata Trump s’e mbështet protestën e PD?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportohet nga mediat që ka  deklaruar se asnjë prej çështjeve të mprehta të aktualitetit politik në vend nuk duhet të jetë shfajësim për bojkotin e Parlamentit, bllokimin e zgjedhjeve dhe Reformës në Drejtësi.

Top Channel raporton se në përgjigje të interesimit të tyre, Ambasada Amerikane në Tiranë tha se administrata e Trump nuk e mbështet protestën e Partisë Demokratike. SHBA apelon për dialog mes palëve.

Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lulzim Basha ka deklaruar se ka marrë mbështetje për kauzën e opozitës, gjatë takimeve me zyrtare të administratës se Presidentit Trump si edhe me senatorë e kongresmenë.

TCH iu drejtua Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe e pyeti se në çadër zoti Basha duket se pretendon se ka mbështetjen e administratës Trump për protestën e PD. A është kjo e vërtetë?

Përgjigjja e një prej zëdhënësve të Ambasadës ishte: “Jo”. Qeveria e Shteteve te Bashkuara mbështet zgjedhje të lira dhe të ndershme, dekriminalizimin dhe luftën kundër narkotikëve, por këto çështje nuk duhet të përdoren si shfajësime për të bojkotuar Parlamentin, për të bllokuar zgjedhjet, apo për të vonuar zbatimin e reformës së gjyqësorit. Nxisim dialogun midis qeverisë dhe opozitës për t’i zgjidhur këto”.

Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i PD Lulzim Basha në sheshin e lirisë ka përcjellë mesazhet e Uashingtonit.Tre mesazhet që Basha solli nga Amerika janë: Përgëzimi, falenderimi dhe mbështetja.

“Mesazhi i parë është mesazhi i përgëzimit për qytetarët shqiptarë për këtë qëndresë të jashtëzakonshme, për këtë zgjim, për këtë kauzë të madhe që ndan kombet në të civilizuara dhe të pacivilizuara, në të lira dhe në të robëruara, në të forta dhe në dobëta, në liridashëse dhe të nëpërkëmbura kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kauzën e demokracisë, të lirisë. Përgëzimet vijnë për të gjithë ju që ndodheni në këtë betejë që do të ketë vetëm një përfundim, fitoren e Shqipërisë, fitoren e demokracisë. Mesazhi i dytë, i sinqertë që buron jo nga kalkulimet politike të aleatëve tanë strategjikë, por nga bindja e tyre më e thellë e këtij brezi drejtuesish dhe politikanësh në kongres, senat në shtëpinë e bardhe dhe dhjetra para tyre, mesazhi i dytë pas përgëzimit është falenderimi për ju jo thjesht si njerëz që ngriheni për të drejtën tuaj, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por si një armatë e vërtetë që luftoni këtu në këtë fornt ku ajo është e kërcënuar nga krimi, droga dhe paratë e pista që nesër mund të financojnë terrorizmin dhe nga nomenklatura e ish-komuniztëve antiamerikanë dhe Stalinist të tiranës. Falenderime për ju sepse beteja për lirinë zhvillohet kudo ku ajo ku është e kërcënuar dhe këtu kjo betejë luftohet jo vetëm për lirinë e Shqipërisë, por për lirinë e cdo kombi  të nëpërkëmbur. Mesazhi i tretë është mesazhi i mbështetjes totale të miqve tanë, mbështetjes politike, parimore dhe morale dhe mbështetjes së gjithëanshme të PDSH nga ekipi fitues i presidentit Trump, jo vetëm për këtë betjë por edhe për zgjedhjet e tjera që do të vijnë me një qeveri teknike. PD dhe opozita shqiptare do të kenë ekspertizën dhe ndihmën e ekipit fitues të zgjedhjeve në SHBA.” tha Basha nga protesta e të djathtëve në shesh.

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: administrata trumpcadra e opoziteslulzim basha
Pas

Pas ardhjes nga Uashingtoni, Basha thërret në takim grupin parlamentar dhe kryesinë e PD-së

Para

Shpërthen poetja vlonjate: Rama e përdori përkujtimoren e Otrantos për fushatë

Para
Shpërthen poetja vlonjate: Rama e përdori përkujtimoren e Otrantos për fushatë

Shpërthen poetja vlonjate: Rama e përdori përkujtimoren e Otrantos për fushatë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.