Admir Sinamatit ka realizuar një takim me banorët e fshatit Mustafë në Kukës, ku dhe është zotuar një nga projektet prioriatre për të është ndërtimi i i rrugës së “Unazës së Bjeshkëve”.
Kandidati opozitar ftoi çdo socialist dhe qytetar ti bashkohen lëvizjes së tij politike për të ndryshuar dhe rrëzuar aktualitetin politik të “sektit të Rilindjes”, ku e cilësoi si sekt i cili ka sjell vetëm korrupsion, frik e largime masive të shqiptarëve.
Ndërkohë që ndalesa e radhës për kandidatin e opozitës për bashkinë e Kukësit ishte fshati Nangë, një komunitet që përfaqëson simbolikën më të fortë të historisë së Partisë Demokratike në gjithë këto vite.
Gjatë fjalës së tij në Nangë, Sinamati theksoi se ekipi i tij i punës ka evidentuar nga afër nevojat parësore të fshatit, duke krijuar një program që ofron mundësi zhvillimi për ta.
Ai u ndal të shpjegonte se nga pikat e programit të tij pëfshijnë hapjen e perspektivave të reja të punësimit, administrimi i hapësirës infrastrukturore në rehabilitimin e kanalit vaditës, rrethimin e varrezave, rikonstruksionin e shkollave dhe qendrave sociale e shëndetësore, deri te aspekti turistik në kthimin e kullave tradicionale në muze dhe bujtina.