22:03 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Është agresiv”/ Admir Tafili me dy burgime të përjetshme kërkoi lirinë, çfarë e fundosi në Gjykatë

08:32 | 11/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjykata e Krimeve të Rënda jep vendimin për bandën e vrasësve me pagesë, burgim të përjetshëm për Admir Tafilin

Vijon saga e të dënuarve të përjetshëm, që kërkojnë lirinë nga burgjet shqiptare. I radhës ka qenë Admir Tafilaj, i cili ka kërkuar që të përdorë skemën e Indrit Dokles për të përfituar ulje dënimi, kërkesë kjo që është refuzuar nga gjykata e Burrelit.

Tafilaj është dënuar me 2 burgime të përjetshëm dhe 22 vite për vrasje në tentativë kundër ish-shefit të krimeve Prel Pjetrushi.

Tafilaj është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi, por edhe me një tjetër të përjetshëm si kreu i grupit të strukturuar kriminal i njohur ndryshe si ‘grupi i tritolit’.

Ai e drejtonte grupin nga burgu, teksa ka porositur Kristi Pinën për vrasjen e Ibrahim Manit për hakmarrje.

Pina në momentin që u arrestua vendosi që të bëhej bashkëpunëtor me drejtësinë.

Teksa sa i përket rastit Dokle, ai u lirua muajin e kaluar edhe pse ishte dënuar me burgimi të përjetshëm si anëtar i bandës së Durrësit, ku akuzohej për dhjetëra vrasje, plagosje dhe krime të tjera.

Ai gjithashtu  ishte dënuar edhe me 16 vite të tjera heqje lirie për shkak se drejtonte trafikun e drogës nga burgu. Ai ishte anëtari i vetëm i bandës që ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Avokati i Dokles ka deklaruar gjatë seancës se klienti i tij “ka kryer 25 vite burgim dhe është sjellë mirë”. Ai gjithashtu deklaroi se Dokle nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa të njëjtin pretekst ka përdorur edhe Tafilaj, kërkesa këto që janë rrëzuar dhe ka pasur disa arsye nga gjykata e Burrelit.

Një burim i Top Channel tha se Drejtoria e Burgjeve kundërshtoi në gjykatë me argumentin se:

“Atij i janë gjetur sende të ndaluara si telefona etj, nuk ka shfaqur në asnjë moment shenja pendese, nuk është bashkëpunues me autoritete ku ndodhet si dhe është agresiv”.

 

Etiketa: admir tafilitafili kerkon lirine
Pas

Informaliteti dhe trafiqet; Paraja jashtë bankave arrin rekordin e 2.4 miliardë eurove në 2019-n

Para

U qeth tullac dhe i la të gjithë gojëhapur, Mourinho zbulon arsyen!

Para
U qeth tullac dhe i la të gjithë gojëhapur, Mourinho zbulon arsyen!

U qeth tullac dhe i la të gjithë gojëhapur, Mourinho zbulon arsyen!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

Kosovë/ Takim Kurti–Limaj pritet të shtunën. Izmaku: Me emrin e Limajt, Kuvendi konstituohet të hënën

Rusia ashpërson kufizimet ndaj platformave digjitale prej “shteteve armiqësore”: WhatsApp të përgatitet për t’u larguar nga tregu ynë

Frenimi i luftës/ BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse

Izraeli ka shkatërruar 88 për qind të Rripit të Gazës që nga tetori i vitit 2023

Tragjike në Elbasan/ Po kullotnin bagëtitë me nënën e tyre, mbyten dy vëllezër të mitur në lumin Shkumbin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.