12:15 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Admirali tajlandez: Kishim pak shpresa nëse djemtë do të ishin gjallë, por nuk u dorëzuam

11:36 | 11/07/2018
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Admirali tajlandez: Kishim pak shpresa nëse djemtë do të ishin gjallë, por nuk u dorëzuam

“Ëndrra është bërë realitet”, kështu u shpreh shefi i marinsave tajlandezë, pas shpëtimit të suksesshëm të 12 djemve dhe trajnerit të tyre nga shpella Tham Luang.

“Ne kishim pak shpresa se ata mund të ishin ende gjallë, por nuk u dorëzuam tha admirali Arpakorn Jukongkaew.

“Nuk kemi të sigurt nëse kjo ishte një mrekulli, shkencë apo diçka tjetër. Por të gjithë djemtë tani janë jashtë shpellës dhe kjo është më e rëndësishmja”, shkruhej në faqen e “Facebook”-ut të marinsave tajlandezë.

Grupi, u bllokua në shpellë nga rritja e nivelit të ujit dhe u shpëtua me një operacion dramatik që tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës. Operacioni i vështirë, tre ditor i shpëtimit, bëri që katër nga djemtë të nxirreshin nga shpella të dielën, katër të hënën, dhe katër të tjerët bashkë me trajnerin e tyre, të martën.

Ata i mbijetuan nëntokës duke pirë ujin që binte nga muret e shpellës, thanë zyrtarët të mërkurën. Të 13 të shpëtuarit janë në spital në qytetin Chiang Rai, dhe kanë marrë ndihmë mjekësore dhe psikologjike, por po e marrin veten shpejt – thanë mjekët.
Të gjithë ata kanë humbur peshë dhe do të qëndrojnë në spital për të paktën një javë tjetër. Grupi i parë i të shpëtuarve, sipas tyre, ka filluar tani të ushqehet normalisht, ndërsa grupi i dytë do të nisë të bëjë të njëjtën gjë gjatë ditës.

Grupi i tretë i evakuuar ndërkohë, po vazhdon ti nënshtrohet kontrolleve mjekësore. Mjekët konfirmuan ndërkohë se nuk ka raste të infeksioneve serioze. Djemtë tani kanë marrë oferta joshëse për vizita nga klube ndërkombëtare futbolli, përfshirë Manchester United dhe Benfikën.

 

Pas

Trump ‘trondit’ europianët: Gjermania kontrollohet plotësisht nga Rusia, kjo është një gjë shumë e keqe…

Para

Si nëpër filma/ Tenton të vrasë bashkëjetuesen 14-vite më të madhe duke i shkaktuar aksident, arrestohet i riu

Para
U aksidentua dy ditë më parë, ndërron jetë 5-vjeçarja në Fier

Si nëpër filma/ Tenton të vrasë bashkëjetuesen 14-vite më të madhe duke i shkaktuar aksident, arrestohet i riu

Discussion about this post

 



Të Fundit

Seuli: Koreja e Veriut mund të dërgojë më shumë trupa në Rusi së shpejti

Mberrijnë në Gaza kamionët me ndihma të OKB-së

Gjermania në borxhe rekorde! Parashikon të shpenzojë rreth 850 miliardë euro kredi të reja deri në 2029

Trump kërkon anulimin e gjyqit ndaj Netanyahut në Izrael

Vodhi 10 biçikleta dhe motomjete elektrike, arrestohet një person në Tiranë

Shtyhet seanca gjyqësore e dosjes “5D”, shkak mungesa e dy avokatëve

Gjekmarkaj homazh për Kadarenë në Kuvend: T’i ndërtohet një varr monumental dhe t’i organizohet një ceremoni rivarrimi ndërkombëtare

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile : 8 vatra zjarri të shuara, rreziku i lartë në Fier

Sot seanca në GJKKO, Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë “arrest me burg”

Goditen dy raste të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, sekuestrohen armë dhe 40 mijë euro

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.