Adnan Januzaj është një nga talentet me orgjinë shqiptare që janë pjesë e Botërorit, edhe pse nën flamurin e Belgjikës.
Në një deklaratë që ka pasur së fundi për mediat ai ka mohuar orgjinën e tij, teksa është pyetur dhe për një mundësi për të luajtur me Anglinë.
I pyetur nëse kanë tentuar “Tre Luanët” ta marrin, ai u përgjigj: “Nuk e di, kjo i takon të kaluarës”.
“Por, unë kam lindur në Belgjikë dhe jam belg. Jam i lumtur që ndodhem këtu me shumë lojtarë profesionistë rreth meje”, shtoi Januzaj.
Kjo deklaratë me siguri që do të zemërojë shumë shqiptarët, pasi shihet si një mohim i pastër i orgjinës nga ana e talentit shqiptar.
(E.K/FAXWEB.AL)