13:57 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Adoleshent i kapur me armë zjarri, Policia sekuestron automatik dhe krehra, shpall në kërkim shokun e tij 17-vjeçar”

19:36 | 10/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Adoleshent i kapur me armë zjarri, Policia sekuestron automatik dhe krehra, shpall në kërkim shokun e tij 17-vjeçar”

Në Vlorë, vazhdojnë operacionet e inteligjencës policore dhe kontrollet intensive për të siguruar rendin dhe ligjin. Pas hetimeve të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, finalizohet operacioni “The Passenger”, i cili ka për qëllim goditjen e një rasti të tentativës për të shitur armë zjarri.

Një 17-vjeçar është kapur në flagrancë me një armë zjarri automatike, të cilën dyshohet se do ta shiste në qytetin e Vlorës. Po ashtu, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një 19-vjeçar, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me të rinorin për të siguruar armën. Në kuadër të operacionit janë sekuestruar arma dhe 3 krehra.

Në vijim të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në inteligjencën policore, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, organizoi dhe finalizoi operacionin policor “The Passenger”.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga një 17-vjeçar, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në bagazhin e një automjeti taksi, të cilin ky shtetas e kishte marrë për të udhëtuar drejt Vlorës, mes sendeve të tij personale, u gjet një armë zjarri automatike dhe dy krehra.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi E. Gj., 19 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me 17-vjeçarin, për të siguruar armën e zjarrit, me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. Gj., u gjet një krehër arme, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit (pushkë automatike) dhe dy krehrit që transportonte 17-vjeçari.

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. Gj. dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: 17 vjecari
Pas

Presidenti i Rumanisë,Klaus Iohannis jep dorëheqjen

Para

“Rama-Veliaj lufta e vetme politike”, Goxhaj zbulon kush është zëvendësuesi i Erion Veliaj

Para
“Rama-Veliaj lufta e vetme politike”,  Goxhaj zbulon kush është zëvendësuesi i Erion Veliaj

“Rama-Veliaj lufta e vetme politike”, Goxhaj zbulon kush është zëvendësuesi i Erion Veliaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, SPAK jep pretencën për të pandehurit: 30 vite burg për Leonard Dukën! Dënimi, në një burg të sigurisë së lartë

“Në PD duhet analizë për 11 majin dhe riorganizim! Nuk e mundim dot kështu Ramën”, Berisha i përgjigjet Fisnik Qoses: Jemi parti e hapur

Berisha: Edi Rama me anë të Sokol Sadushit kërkon të kapë edhe mandatin që u ka ngelur pa grabitur në Gjykatën Kushtetuese

Berisha denoncon skandalin: “Karteli Troplini ka marrë stadiumin Niko Dovana në Durrës për të ngritur kulla si shpërblim për angazhimin kriminal në fushatë”

Rruga Milot-Balldre, Rama: Sapo të kemi kontratën e rregullt do të fillojmë edhe këtë segment

Policia e Durrësit, kontrolle në terren për matjen e ndotjes akustike

U kapën duke transportuar mbi 21 kg tritol dhe do të bënin atentat, Prokuroria e Fierit kërkon dënimin me 30 vite burg për tre të arrestuarit (EMRAT)

Manastirliu: Programe studimi universitare të lidhura drejtpërdrejt me tregun e punës

Diplomati nga Kongo kapet me 19 milionë euro kokainë në makinë

1200 të vrarë në Siri! Dhuna sektare ndalet nga bombardimet izraelite, qeveria siriane largon beduinët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.